Skip to content

O i Dërguari i Allahut, u shkatërruan pasuritë dhe u ndërprenë rrugët, andaj lutju Allahut të na dërgojë shi!

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"Një njeri hyri në xhami ditën e xhumasë, nga një derë që ishte në drejtim të shtëpisë që ishte shitur për shlyerjen e borxhit (të Omerit), ndërsa i Dërguari i Allahut  ﷺ ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai u kthye drejt të Dërguarit të Allahut  ﷺ duke qëndruar në këmbë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, na u shkatërrua pasuria dhe na u ndërprenë rrugët, lutju Allahut të na lëshojë shi!" Atëherë, i Dërguari i Allahut  ﷺ i ngriti duart e tij, pastaj tha: “O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi!” Enesi tha: "Pasha Allahun, ne nuk shihnim në qiell asnjë re apo copëz reje, dhe mes nesh e kodrës së Selit nuk kishte asnjë shtëpi apo ndërtesë." Më pas, nga pas saj doli një re e madhe sa një mburojë. Kur u gjend në mes të qiellit u shpërnda, e pastaj lëshoi shi. Pasha Allahun, nuk e pamë diellin për gjashtë ditë. Pastaj, një njeri hyri nga po ajo derë të xhumanë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai u kthye drejt tij duke qëndruar në këmbë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, na u shkatërrua pasuria dhe na u ndërprenë rrugët, lutju Allahut ta ndalë atë nga ne!" Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart e tij, pastaj tha: “O Allah, rreth nesh, e jo mbi ne! O Allah, mbi kodra dhe male, në thellësitë e luginave dhe aty ku mbijnë pemët!” Atëherë, shiu pushoi, dhe ne dolëm e po ecnim në diell." Sheriku tha: E pyeta Enes bin Malikun: "A ishte po ai njeriu i parë?" Ai m'u përgjigj: "Nuk e di."

أَنَّ رَجُلًا دَخَلَ المَسْجِدَ يَوْمَ جُمُعَةٍ مِنْ بَابٍ كَانَ نَحْوَ دَارِ القَضَاءِ، وَرَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَائِمٌ يَخْطُبُ، فَاسْتَقْبَلَ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَائِمًا، ثُمَّ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلَكَتِ الأَمْوَالُ وَانْقَطَعْتِ السُّبُلُ، فَادْعُ اللَّهَ يُغِيثُنَا، فَرَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَدَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: «اللَّهُمَّ أَغِثْنَا، اللَّهُمَّ أَغِثْنَا، اللَّهُمَّ أَغِثْنَا» قَالَ أَنَسٌ: وَلا وَاللَّهِ، مَا نَرَى فِي السَّمَاءِ مِنْ سَحَابٍ وَلَا قَزَعَةً، وَمَا بَيْنَنَا وَبَيْنَ سَلْعٍ مِنْ بَيْتٍ وَلَا دَارٍ، قَالَ: فَطَلَعَتْ مِنْ وَرَائِهِ سَحَابَةٌ مِثْلُ التُّرْسِ، فَلَمَّا تَوَسَّطَتِ السَّمَاءَ انْتَشَرَتْ، ثُمَّ أَمْطَرَتْ، فَلَا وَاللَّهِ، مَا رَأَيْنَا الشَّمْسَ سِتًّا، ثُمَّ دَخَلَ رَجُلٌ مِنْ ذَلِكَ البَابِ فِي الجُمُعَةِ، وَرَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَائِمٌ يَخْطُبُ، فَاسْتَقْبَلَهُ قَائِمًا، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلَكَتِ الأَمْوَالُ، وَانْقَطَعَتِ السُّبُلُ، فَادْعُ اللَّهَ يُمْسِكْهَا عَنَّا، قَالَ: فَرَفَعَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَدَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: «اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا وَلَا عَلَيْنَا، اللَّهُمَّ عَلَى الآكَامِ وَالظِّرَابِ، وَبُطُونِ الأَوْدِيَةِ، وَمَنَابِتِ الشَّجَرِ» قَالَ: فَأَقْلَعَتْ، وَخَرَجْنَا نَمْشِي فِي الشَّمْسِ، قَالَ شَرِيكٌ: سَأَلْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ: أَهُوَ الرَّجُلُ الأَوَّلُ؟ فَقَالَ: «مَا أَدْرِي».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Një beduin hyri në xhaminë e Profetit ﷺ ditën e xhumasë nga një derë perëndimore e xhamisë, përballë shtëpisë së Omer ibn Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndërsa Profeti ﷺ ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ky njeri u kthye drejt Profetit  ﷺ dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, na u shkatërruan bagëtitë dhe na u ndërprenë rrugët për shkak të ngordhjes së kafshëve që mbartin njerëzit ose dobësimit të tyre nga uria, lutju Allahut të na lëshojë shi!" Kështu, ai ﷺ ngriti duart, pastaj tha: "O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi!" Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Pasha Allahun, nuk shihnim në qiell asnjë copë re, dhe mes nesh në xhami dhe malit Sela në perëndim të xhamisë, nga drejtimi i të cilit vijnë retë, nuk kishte asnjë shtëpi apo ndërtesë që të pengonte pamjen drejt tij." Vazhdon Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke treguar: "Atëherë, nga pas tij u shfaq një re e rrumbullakët si mburojë - që është një pllakë e vogël. Kur doli në mes të qiellit të Medinës, ajo u përhap dhe pastaj ra shi. Betohem në Allahun, nuk e pamë diellin nga shiu deri të xhumanë tjetër, kur hyri po ai burrë nga po ajo derë, ndërsa Profeti  ﷺ ishte në këmbë e po mbante ligjëratën. Ai i doli përballë në këmbë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, na u shkatërrua pasuria dhe u ndërprenë rrugët, lutju Allahut të na e ndalë shiun!" Kësisoj Profeti ﷺ i ngriti duart, pastaj tha: "O Allah, drejtoje shiun rreth nesh, e jo mbi ne! O Allah, (lëshoje) në lartësitë e tokës, si kodrat dhe malet e vogla, në thellësitë e luginave dhe në vendet ku mbijnë pemët." Enesi tregon: Reja e shiut u shpërnda dhe dolëm të ecnim në diell.

Mësime nga hadithi

Marrja e shkaqeve në kërkim të rizkut, siç janë lutja dhe udhëtimi nëpër tokë, nuk bie në kundërshtim me mbështetjen në Allahun e Lartësuar.

Është e pëlqyeshme të thuhet kjo lutje profetike për të kërkuar shi.

Lejueshmëria e kërkimit të kthjellimit - kërkimit të kthjellimit dhe ndërprerjes së shiut - kur shkaktohet dëm nga shiu, dhe specifikimi që shiu të vazhdojë të bjerë mbi kodrina, male të vogla dhe në thellësitë e luginave, ngase ato janë më të përshtatshme për bujqësi dhe kullotje.

Lejohet kërkimi i lutjes nga njerëzit e gjallë dhe të pranishëm, për të cilët mendohet se janë të mirë e të devotshëm, dhe ky është teuessuli i lejuar. Mirëpo sa i përket teuessulit me anë të pozitës së ndonjërës prej krijesave, qoftë e gjallë apo e vdekur, kjo nuk lejohet; sepse është prej rrugëve që çojnë në shirk.

Ligjësimi i këmbënguljes në lutje dhe i përsëritjes së saj.

Në rast nevoje lejohet t'i flitet ligjëruesit ditën e premte.

Shfaqja e fuqisë së mahnitshme të Allahut në lëshimin e shiut dhe ndalimin e tij.

Urtësia e Profetit ﷺ në lutjen për ndalimin e shiut aty ku ai shkakton dëm, dhe jo aty ku nuk shkakton dëm.

Ligjshmëria e istiskasë (lutjes për shi) në hutbe.

Ngritja e duarve gjatë lutjes, sepse ajo mbart kuptimin e nevojës dhe kërkimin e dhënies në to, dhe dijetarët janë pajtuar unanimisht për ngritjen e tyre në këtë vendqëndrim.

Një nga argumentet dhe shenjat e Pejgamberit ﷺ, që dëshmon për profetësinë e tij, pasi lutja e tij u pranua menjëherë, për sjelljen e shiut dhe për ndalimin e tij.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 28) (1014).

Sahihu i Muslimit (2/ 612) (897).

Më shumë (6)

تيسير العلام.

للبسام (ص268).

تنبيه الأفهام.

لابن عثيمين (2/ 339).

الإلمام بشرح عمدة الأحكام.

لإسماعيل الأنصاري (1/ 215).