Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

1 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Një njeri hyri në xhami ditën e xhumasë, nga një derë që ishte në drejtim të shtëpisë që ishte shitur për shlyerjen e borxhit (të Omerit), ndërsa i Dërguari i Allahut  ﷺ ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai u kthye drejt të Dërguarit të Allahut  ﷺ duke qëndruar në këmbë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, na u shkatërrua pasuria dhe na u ndërprenë rrugët, lutju Allahut të na lëshojë shi!" Atëherë, i Dërguari i Allahut  ﷺ i ngriti duart e tij, pastaj tha: “O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi!” Enesi tha: "Pasha Allahun, ne nuk shihnim në qiell asnjë re apo copëz reje, dhe mes nesh e kodrës së Selit nuk kishte asnjë shtëpi apo ndërtesë." Më pas, nga pas saj doli një re e madhe sa një mburojë. Kur u gjend në mes të qiellit u shpërnda, e pastaj lëshoi shi. Pasha Allahun, nuk e pamë diellin për gjashtë ditë. Pastaj, një njeri hyri nga po ajo derë të xhumanë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai u kthye drejt tij duke qëndruar në këmbë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, na u shkatërrua pasuria dhe na u ndërprenë rrugët, lutju Allahut ta ndalë atë nga ne!" Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart e tij, pastaj tha: “O Allah, rreth nesh, e jo mbi ne! O Allah, mbi kodra dhe male, në thellësitë e luginave dhe aty ku mbijnë pemët!” Atëherë, shiu pushoi, dhe ne dolëm e po ecnim në diell." Sheriku tha: E pyeta Enes bin Malikun: "A ishte po ai njeriu i parë?" Ai m'u përgjigj: "Nuk e di."
Sahih Muttefek alejhi