Skip to content

Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

"Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut! Ndonjëri prej nesh ndien në vetvete diçka, - që i shkon ndërmend, - e që të bëhet hi është më e dashur për të sesa të flasë rreth saj." Profeti ﷺ i tha: “Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Lavdërimi i takon Allahut, që e ktheu dredhinë e tij (thjesht) në cytje (vesvese).”

جاءَ رجُلُ إلى النبي صلى الله عليه وسلم فقال: يا رسولَ اللهِ، إن أحدنا يجدُ في نفسِهِ -يُعرِّضُ بالشَّيءِ- لأَن يكونَ حُمَمَةً أحَبُّ إليه من أن يتكلَّم بِهِ، فقال: «اللهُ أكبرُ، اللهُ أكبرُ، الحمدُ لله الذي ردَّ كيدَه إلى الوسوسَةِ».

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”.
Sahih
Shpjegimi

Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ndonjëri prej nesh ndien në vetvete diçka që i shkon ndërmend, por të flasë rreth saj është e rëndë, kështu që të jetë hi është më e dashur për të sesa të flasë rreth saj. Profeti ﷺ dy herë tha: "Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi!" Dhe e falënderoi Allahun që dredhinë e shejtanit e ktheu thjesht në një cytje (vesvese).

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Sqarimi se shejtani u rri në pritë besimtarëve përmes cytjes (vesveseve), për t'i kthyer ata nga besimi në mosbesim.

Sqarimi i dobësisë së shejtanit përballë besimtarëve, pasi ai është në gjendje vetëm t'u bëjë cytje (vesvese, e jo diç më shumë).

Besimtari duhet t'ua kthejë shpinën cytjeve të shejtanit dhe t'i pengojë ato.

Ligjësohet të thuhet “Allahu ekber - Allahu është më i Madhi” për diçka që është e dëshirueshme, e befasueshme ose për çështje të ngjashme.

Ligjësohet që muslimani ta pyesë dijetarin për gjithçka që i shkakton atij dyshim.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 119) (132).

Më shumë (4)

Suneni i Ebu Davudit (7/ 435) (5112) السنن الكبرى للنسائي (9/ 249) (10435).

شرح سنن أبي داود للعباد (580/ 28).

شرح سنن أبي داود لابن رسلان (19/370).

ومرقاة الصعود (3/1301).