Skip to content

“Atë që e lexon Ajetin Kursij pas çdo namazi obligativ, nuk e pengon të hyjë në Xhenet asgjë përveç vdekjes.”

Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Atë që e lexon Ajetin Kursij pas çdo namazi obligativ, nuk e pengon të hyjë në Xhenet asgjë përveç vdekjes.”

«مَنْ قَرَأَ آيَةَ الْكُرْسِيِّ فِي دُبُرِ كُلِّ صَلَاةٍ مَكْتُوبَةٍ لَمْ يَمْنَعْهُ مِنْ دُخُولِ الْجَنَّةِ إِلَّا أَنْ يَمُوتَ».

E transmetoi Nesaiu në Sunen el-Kubra.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se atë që e lexon Ajetin Kursij pas çdo namazi obligativ, nuk e pengon të hyjë në Xhenet asgjë përveç vdekjes. Ky ajet është në suren el Bekare, respektivisht Fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur para tyre dhe çdo gjë që do të ndodhë pas tyre, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursia e Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!" (El Bekare, 255)

Mësime nga hadithi

Vlera e këtij ajeti është e madhe, për faktin se ngërthen në vete emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta të Allahut të Lartësuar.

Është e pëlqyeshme që të lexohet ky ajet madhështor pas çdo namazi farz (obligativ).

Veprat e mira janë shkak për të hyrë në Xhenet.

Referencat
Më shumë (7)

المعجم الكبير.

للطبراني السنن الكبرى.

للنسائي (9/ 44) (9848).

توضِيحُ الأحكَامِ مِن بُلوُغ المَرَام.

للبسام (2/ 313).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (3/ 197).