Skip to content

"Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë kohës."

Nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) të thotë:

"Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë kohës."

«مَا مِنَ امْرِئٍ مُسْلِمٍ تَحْضُرُهُ صَلَاةٌ مَكْتُوبَةٌ فَيُحْسِنُ وُضُوءَهَا وَخُشُوعَهَا وَرُكُوعَهَا، إِلَّا كَانَتْ كَفَّارَةً لِمَا قَبْلَهَا مِنَ الذُّنُوبِ، مَا لَمْ يُؤْتِ كَبِيرَةً، وَذَلِكَ الدَّهْرَ كُلَّهُ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se muslimani, i cili kur hyn koha e namazit të detyrueshëm, merr abdes me përpikëri dhe më pas qëndron i përulur gjatë faljes së namazit, duke i pasur të gjitha gjymtyrët të përkushtuara dhe të përqendruara te madhështia e Allahut, dhe duke i plotësuar veprimet e namazit, si: rukunë, sexhden dhe veprimet e tjera, atëherë ky namaz i shlyen mëkatet e tij të vogla që ka bërë më herët, për sa kohë që nuk vepron ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është e vazhdueshme gjatë gjithë kohës dhe në çdo namaz.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Namazi, i cili i shlyen mëkatet është ai në të cilin njeriu merr abdes në mënyrë të përsosur dhe i kryen veprimet me përulje, duke synuar kënaqësinë e Allahut.

Vlera e vazhdimësisë në kryerjen e adhurimeve dhe se ato shërbejnë për faljen e mëkateve të vogla.

Vlera e përsosjes së abdesit dhe e përsosjes së veprimeve të namazit me përulje.

Rëndësia e shmangies së mëkateve të mëdha, për të përfituar falje për mëkatet e vogla.

Mëkatet e mëdha falen vetëm me anë të pendimit.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 206) (228).

Më shumë (10)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 257).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص611).

فيض القدير شرح الجامع الصغير.

لعبدالرؤوف المناوي (5/ 472).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (13/ 243).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

مجموعة من الباحثين (2/ 773).