Skip to content

“Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”

Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”

«لَوْ أَنَّكُمْ كُنْتُمْ تَوَكَّلُونَ عَلَى اللهِ حَقَّ تَوَكُّلِهِ لَرَزَقَكُمْ كَمَا يَرْزَقُ الطَّيْرَ تَغْدُو خِمَاصًا وَتَرُوحُ بِطَانًا».

Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh, Ibn Hibani në Sahihun e tij dhe Hakimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ na inkurajon që të mbështetemi tek Allahu i Lartmadhëruar për sjelljen e gjërave të dobishme dhe për të larguar gjërat e dëmshme, në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë. Kjo, se nuk jep, as privon, as sjell dëm e as dobi askush përveç Allahut të Lartësuar. Gjithashtu na nxit t'i veprojmë shkaqet që i sjellin gjërat e dobishme dhe i largojnë gjërat e dëmshme, duke u mbështetur sinqerisht në Allahun. Kur e bëjmë këtë, Allahu na furnizon ashtu siç i furnizon zogjtë, të cilët dalin në mëngjes të uritur e pastaj kthehen në mbrëmje me barkun plot. Ky veprim i zogjve është një lloj shkaku për të bërë përpjekje për të kërkuar ushqim, e jo për të qenë pasivë e përtacë.

Mësime nga hadithi

Vlera e mbështetjes (në Allahun) dhe se ajo është ndër faktorët më madhështorë për përfitimin e rizkut.

Mbështetja (në Allahun) nuk bie në kundërshtim me marrjen e masave, sepse Profeti ﷺ njoftoi se mbështetja e vërtetë nuk kundërshtohet nëse dilet në mëngjes e në mbrëmje në kërkim të rizkut.

Feja u kushtoi rëndësi veprave të zemrës, për faktin se mbështetja (në Allahun) është vepër e zemrës.

Lidhja vetëm pas shkaqeve është mangësi në fe, ndërsa mosmarrja e shkaqeve është mangësi në mendje.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (4/ 151) (2344).

Suneni i Ibn Maxhes (5/ 266) (4164).

Musnedi i Ahmedit (1/ 332) (205).

Më shumë (5)

التحفة الربانية في شرح الأربعين حديثًا النووية (ص103).

فتح القوي المتين في شرح الأربعين وتتمة الخمسين.

للعباد (ص152).

الأحاديث الأربعون النووية وعليها الشرح الموجز المفيد.

لعبد الله المحسن (ص91).