Skip to content

Pse ka mes muslimanëve njerëz që bëjnë padrejtësi dhe shkatërrime si të tjerët?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضات
مصدر الإجابة
قسم المسلمين
الباب / الفصل
(قسم المسلمين)

السؤال

Pse ka mes muslimanëve njerëz që bëjnë padrejtësi dhe shkatërrime si të tjerët?

الجواب

Disa mund të kundërshtojnë duke thënë: Nëse Islami është feja e së vërtetës, atëherë pse shohim disa muslimanë që bëjnë padrejtësi, tradhti dhe korrupsion, ashtu siç bëjnë jobesimtarët? A nuk është kjo në kundërshtim me pretendimin se Islami udhëzon drejt së mirës?

Feja nuk matet me veprat e pasuesve të saj, por me parimet dhe mësimet e saj. Islami thërret në drejtësi dhe mirësi, dhe e ndalon padrejtësinë dhe shkatërrimin. Allahu i Lartësuar thotë:

"Në të vërtetë, Allahu urdhëron të bëhet drejtësi, mirësi dhe ndihmë për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën."

(En Nahl, 97)

Pra, nëse një musliman bën padrejtësi ose vepron keq, ai ka kundërshtuar mësimet e fesë së tij, e jo se feja e ka urdhëruar për këtë.

Edhe në popujt e mëparshëm, të cilëve Allahu u zbriti ligje të drejta, ka pasur prej tyre që kanë kundërshtuar dhe kanë mohuar. Prandaj, ekzistenca e zullumqarëve (të padrejtëve) mes muslimanëve është një çështje njerëzore dhe e natyrshme, sepse njerëzit ndryshojnë në përkushtimin e tyre ndaj së vërtetës. Por Islami mbetet matësi i së drejtës dhe së gabuarës, jo veprat e disa muslimanëve.

Allahu i Lartësuar nuk e liron një musliman nga ndëshkimi vetëm për shkak të emrit apo prejardhjes së tij, por e merr në llogari për veprat e tij. Allahu i Lartësuar thotë:

"Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.

E kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë."

(Ez Zelzele: 7-8)

Nëse muslimani bën padrejtësi, ai është mëkatar tek Allahu dhe mund të ndëshkohet në këtë botë ose në botën tjetër, përveç nëse pendohet.

Islami nuk e arsyeton gabimin e muslimanit, por parashikon dënim për atë që vjedh, vret ose bën padrejtësi, qoftë ai edhe musliman. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"Sikur Fatimja e bija e Muhamedit të vidhte, do t'ia prisja dorën!" (Buhariu 4304 dhe Muslimi 1688)

Ky është argument se Islami është fe e drejtësisë, e nuk i favorizon pasuesit e tij.

Pra, Islami vendos kriterin e saktë dhe ofron një sistem për përmirësim dhe pendim. Kushdo nga muslimanët që gabon, ai është mëkatar, por feja mbetet e pastër; ajo urdhëron të mirën dhe ndalon të keqen. E meta nuk është te Islami, por te lëshimet e disa prej pasuesve të tij.

المصدر

قسم المسلمين

ملاحظات

--