Skip to content

Çfarë do të thotë Islam?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضات
مصدر الإجابة
قسم الإسلام
الباب / الفصل
(قسم الإسلام)

السؤال

Çfarë do të thotë Islam?

الجواب

Pyetja: Çfarë do të thotë feja e Islamit?

Përgjigjja: Islami në kuptimin e përgjithshëm do të thotë: dorëzim ndaj Allahut, përulje dhe nënshtrim vetëm ndaj Tij, me zemër dhe me vepra, si dhe ndaj ligjeve që Ai ka ligjësuar përmes profetëve të Tij. Duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Ky është Islami në kuptimin e tij të përgjithshëm.

Islami është feja e të gjithë profetëve, ndonëse disa ligje të tyre ishin të ndryshme. Ai është dorëzim vetëm ndaj Zotit; andaj, kush i dorëzohet Atij dhe dikujt tjetër përveç Tij është idhujtar, ndërsa kush nuk i dorëzohet Atij është mendjemadh.

Ai thotë:

"Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami..."

(Ali Imran: 3-4)

Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

"Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur!"

E në hadithin e saktë përcillet nga Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!) se ka thënë:

"Pejgamberët janë bij të një babai të përbashkët, por të nënave të ndryshme: rregullat sheriatike i kanë të ndryshme, porse fenë të përbashkët."

Me këtë thënie është për qëllim se baza e fesë së profetëve është e njëjtë, ndonëse legjislacionet e tyre janë të ndryshme.

Ndërsa në kuptimin e veçantë, Islami është feja pas dërgimit të profetit Muhamed: pra, Islami në kuptimin e veçantë është tërësia e ligjeve dhe e normave që iu shpallën profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!); sepse shpallja që i erdhi Muhamedit (paqja qoftë mbi të!) i shfuqizoi të gjitha fetë e mëparshme, prandaj ai që e pason atë është musliman, ndërsa ai që e kundërshton nuk është musliman.

Pasuesit e profetëve ishin muslimanë në kohën e profetëve të tyre; kështu, hebrenjtë ishin muslimanë në kohën e Musait (paqja qoftë mbi të!), dhe të krishterët ishin muslimanë në kohën e Isait (paqja qoftë mbi të!).

Ndërsa kur u dërgua Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!), ata nuk besuan në të e për rrjedhojë nuk janë muslimanë.

Allahu i Lartësuar ligjëron për çdo popull ato ligje që i përshtaten gjendjes dhe kohës së tij, të cilat garantojnë përmirësimin dhe ruajtjen e interesave të tij. Pastaj, Allahu shfuqizon atë që dëshiron nga ato ligje pasi të përfundojë afati i tyre, e kjo vazhdoi kështu derisa Ai dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin, vulën e profetëve, për të gjithë njerëzit në rruzullin tokësor dhe përgjatë gjithë kohës deri në Ditën e Kiametit,

dhe i ligjëroi për të një legjislacion gjithëpërfshirës dhe të përshtatshëm për çdo kohë e vend, i cili as nuk ndryshohet e as nuk shfuqizohet; kështu që të gjithë banorëve të tokës nuk u mbetet tjetër, veçse ta pasojnë dhe t'i besojnë atij (paqja qoftë mbi të!). Allahu i Lartësuar thotë:

"Thuaj (o Muhamed): 'O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju...'"

(El A'raf, 54)

"Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët."

(El Enbija, 23)

Me të, Zoti e përmbylli fenë islame dhe e përsosi mirësinë hyjnore, duke e bërë atë gjithëpërfshirëse dhe të përsosur për të gjitha segmentet e jetës. Kjo fe përfshin: ruajtjen e të drejtave të Allahut, zbatimin dhe përmbushjen e tyre, ruajtjen e të drejtave të njerëzve dhe respektimin e tyre, si dhe ruajtjen e të drejtave të krijesave rreth nesh. Po ashtu, ajo e obligon muslimanin që secilit t'ia japë të drejtën (hakun) që i takon.

"Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj!"

(El Maide: 46)

Islami është fe që përputhet me shkencën, arsyen e shëndoshë dhe natyrshmërinë e pastër njerëzore, si dhe nuk bie në kundërshtim me përfundimet e sakta të shkencave të aplikuara dhe eksperimentale në të gjitha fushat.

Për të hyrë në Islam kërkohet shqiptimi i shehadetit: "Dëshmoj se nuk ka zot (që meriton të adhurohet) përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Tij", duke qenë i vetëdijshëm për kuptimin e saj, duke besuar fuqishëm në të dhe duke vepruar sipas kërkesave të saj. Gjithashtu, kërkohet besimi në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe caktimin (kaderin). Si dhe që njeriu ta adhurojë Zotin e tij me adhurimet që Ai i ka ligjësuar, duke falur namazin, duke dhënë zekatin, duke agjëruar Ramazanin dhe duke kryer haxhin në Shtëpinë e Allahut, nëse ka mundësi të shkojë deri atje. Si dhe t'i nënshtrohet Allahut në të gjitha çështjet e tij të jetës, duke i zbatuar urdhrat fetare dhe duke u larguar nga ndalesat.

Paqja dhe bekimet qofshin për zotërinë tonë, Muhammedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

المصدر

قسم الإسلام

ملاحظات

--