Si e trajton Islami besimin në Isain (paqja qoftë mbi të!)?
- محاور التعريف بالإسلام
- المحتوى المخصص بحسب الدينمحتوى للنصارىالتعريف بالأنبياء السابقين ومكانة عيسى عليه السلامحقيقة عيسى عليه السلام
- مصدر الإجابة
- قسم الأديان والفرق
- الباب / الفصل
- (قسم الأديان والفرق)
السؤال
Si e trajton Islami besimin në Isain (paqja qoftë mbi të!)?
الجواب
Isai (paqja qoftë mbi të!) është një nga profetët më të mëdhenj të Allahut të Lartësuar. Ai është profeti që paraprin profetin tonë, Muhamedin (paqja qoftë mbi të!) dhe një nga të dërguarit Ulul-Azmi (vullnetfortë). Kurani ka folur shumë për të, ka përmendur pozitën e tij dhe se ai është i nderuar tek Allahu. Allahu i Lartësuar thotë:
"(Kujto) kur engjëjt thanë: 'O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një Fjalë nga ana e Tij, emrin do ta ketë Mesihu, Isai i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut'"
[Ali Imran: 81]
Kurani Fisnik e ka shpjeguar në mënyrë të detajuar ngjarjen e Merjemes dhe Isait (paqja qoftë mbi ta!) në disa sure, si surja Ali Imran, surja El-Maide dhe surja Merjem. Gjithashtu, kjo ngjarje është cekur edhe në disa hadithe profetike. Kështu, nga e gjithë kjo arrijmë në përfundimin se ai ka një pozitë madhështore tek Allahu i Madhëruar, në Kuranin Fisnik, në Sunetin Profetik dhe te gjithë muslimanët në përgjithësi.
Ndër detajet e kësaj ngjarje që përmenden në Kuranin Famëlartë është fakti se Allahu e krijoi Isain përmes një mrekullie të jashtëzakonshme, prej një nëne pa baba, me anë të urdhrit të Tij:
"Bëhu!" dhe ai u bë. Allahu i Lartësuar thotë:
Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe pasi të jetë rritur dhe do të jetë nga më të mirët'.
Ajo tha: 'Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!' – 'Kështu – tha (engjëlli) - Allahu krijon ç’të dojë Vetë. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: 'Bëhu!' dhe ajo bëhet.'"
Allahu na ka njoftuar se kjo lindje e jashtëzakonshme nuk e bën Mesihun (paqja qoftë mbi të!) zot e as bir zoti, por ai është një njeri prej njerëzve, dhe se ai dhe nëna e tij që të dy hanin ushqim. Allahu i Lartësuar thotë:
"Mesihu, i biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhe para tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij ishte grua e drejtë. Që të dy hanin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vërteta!"
[El Maide: 44]
Ibën Xheriri (Allahu e mëshiroftë!) thotë:
"Ky është një lajm nga Allahu i Lartësuar si argument për të dërguarin e Tij, Muhamedin (paqja qoftë mbi të!) kundër sekteve të të krishterëve rreth asaj që ata thonë për Mesihun. Ai thotë — duke i përgënjeshtruar jakobitët (jakobitët janë një sekt i vjetër i krishterë) në pretendimin e tyre se Mesihu është Allahu, dhe sektet e tjera në pretendimin e tyre se ai është biri i Allahut: se e vërteta nuk është ashtu siç thanë këta jobesimtarë për Mesihun, por e vërteta është se ai është i biri i Merjemes, ajo e lindi ashtu siç i lindin nënat bijtë e tyre, gjë e cila është karakteristikë e njerëzve, e jo karakteristikë e Krijuesit të njerëzve. Isai është thjesht një i dërguar i Allahut, si të gjithë të dërguarit e tjerë të Tij që qenë para tij e që kanë kaluar. Allahu bëri të ndodhin përmes duarve të tij ato mrekulli e shenja që Ai dëshiroi të ndodhnin, si provë për vërtetësinë e tij dhe për faktin se ai është i dërguar i Allahut tek ata njerëz te të cilët Ai e dërgoi, ashtu siç bëri të ndodhin mrekulli e shenja edhe përmes duarve të të dërguarve para tij, si provë për ta mbi vërtetësinë e faktit se ata ishin të dërguar të Allahut. Fraza "Nëna e tij ishte e drejtë". Me këtë frazë Allahu i Lartësuar thotë se nëna e Mesihut ka qenë e drejtë dhe e sinqertë. Ndërsa fraza "Që të dy hanin ushqim". Me këtë frazë Allahu, i Lartësuar na informon se Mesihu dhe nëna e tij kishin nevojë të dy për ushqim dhe pije që të mbanin në këmbë trupat e tyre, ashtu si gjithë bijtë e Ademit. Andaj, ai që është i tillë, nuk mund të jetë zot; sepse ai që ka nevojë për ushqim, mbahet në jetë nga tjetërkush. E varësia e tij ndaj tjetërkujt dhe nevoja e tij për gjërat që e mbajnë gjallë, janë prova të qarta për pafuqinë e tij. E i pafuqishmi nuk mund të jetë tjetër veçse një rob, e jo Zot!'"
Tefsiri i Taberiut me recensimin e Ahmed Shakirit (10/147).
Mesihun e besoi një grup dhe e mohoi një grup tjetër, dhe Allahu u dha fitoren besimtarëve kundër jobesimtarëve. Islami i një personi nuk është i vlefshëm derisa të besojë në profetësinë e Isait (paqja qoftë mbi të!) dhe se ai është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, e kushdo që beson se ai është zot apo pjesë e zotave, konsiderohet jobesimtar.
Po ashtu Mesihu (paqja qoftë mbi të!) nuk u kryqëzua, por është ngritur në qiell; ai është i gjallë, nuk ka vdekur, gjendet në qiellin e dytë. Allahu i Lartësuar thotë:
"Dhe për fjalët e tyre: 'Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut'. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë,
por Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
"Të gjithë ithtarët e Librit do t’i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre."
(En Nisa, 163)
Po ashtu, ai do të zbresë para Ditës së Kiametit, do ta vrasë Mesihun Dexhal, do të gjykojë me Islam, do ta thyejë kryqin dhe do ta mbysë derrin. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se po afron koha kur Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të përhapet aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të."
Sahihi i Buhariut (3) dhe Sahihi i Muslimit (252).
Pastaj ai do të qëndrojë në tokë dyzet vjet, pastaj do të vdesë dhe muslimanët do t'ia falin xhenazen.
المصدر
ملاحظات
--