Skip to content

A u kryqëzua Mesihu Isa (paqja qoftë mbi të!)?

مصدر الإجابة
قسم الأديان والفرق
الباب / الفصل
(قسم الأديان والفرق)

السؤال

A u kryqëzua Mesihu Isa (paqja qoftë mbi të!)?

الجواب

Mesihu Isa (paqja dhe bekimet qofshin mbi të!) nuk u kryqëzua, por u ngrit në qiell, dhe ai tani nuk është i vdekur por është i gjallë dhe është në qiellin e dytë. Allahu i Lartësuar thotë:

"Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: 'Kush janë përkrahësit e mi në rrugën e Allahut?'. Nxënësit (e tij) u përgjigjën: 'Ne jemi përkrahësit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).

Zoti ynë! Ne e besojmë atë që na ke shpallur dhe e pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj, bashkë me dëshmitarët!

Dhe ata i thurën kurth, por edhe Allahu u thuri kurth (dënim), e Allahu është thurësi më i mirë i kurtheve.

(Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: 'O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.!'"

[Ali Imran: 81]

Ai do të zbresë para Ditës së Kiametit. Allahu i Lartësuar thotë:

"Në të vërtetë, Isai është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e së cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë!"

[Ez Zuhruf: 61]

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

"Të gjithë ithtarët e Librit do t’i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre."

(En Nisa, 163)

Dhe kur të zbresë Isai (paqja qoftë mbi të!), do ta vrasë Mesihun Dexhal (mesihun e rremë), do të gjykojë me ligjet e Islamit, do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin, do ta shfuqizojë xhizjen (haraçin) dhe nuk do ta pranojë. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se po afron koha kur Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të përhapet aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të."

Sahihi i Buhariut (3) dhe Sahihi i Muslimit (252).

المصدر

قسم الأديان والفرق

ملاحظات

--