A është Bibla me të vërtetë Libri i Zotit?
- محاور التعريف بالإسلام
- المحتوى المخصص بحسب الدينمحتوى للنصارىالتعريف بالأنبياء السابقين ومكانة عيسى عليه السلامحقيقة عيسى عليه السلام
- مصدر الإجابة
- قسم الأديان والفرق
- الباب / الفصل
- (قسم الأديان والفرق)
السؤال
A është Bibla me të vërtetë Libri i Zotit?
الجواب
Libri i Shenjtë që gjendet sot në duart e hebrenjve apo të krishterëve nuk është Libri i Allahut të Lartësuar në tërësi, sepse ai është i shtrembëruar, kurse pjesa që nuk është shtrembëruar në të, është ajo që përputhet me Kuranin e madhërishëm. Ky gjykim për librin vlen kur ai shikohet në tërësinë e tij, pra: nga fillimi deri në fund; ngase origjina e Teuratit dhe e Ungjillit është e vërtetë, prandaj, Teurati që i zbriti Musait (paqja qoftë mbi të!) dhe Ungjilli që i zbriti Isait (paqja qoftë mbi të!) duhet të besohen, -porse pasohet dhe zbatohet vetëm Kurani i madhërishëm-, ndërsa shtrembërimi në to ka ndodhur përmes shtimeve, heqjeve dhe ndryshimeve. Pasi të jetë bërë e qartë kjo, duhet të dish se nuk lejohet nënçmimi i kopjeve ekzistuese të sotme të Teuratit dhe Ungjillit, për dy arsye: E para, për të ruajtur nga nënçmimi atë pjesë që nuk është shtrembëruar. E dyta, duke pasur parasysh origjinën e librit. Kjo nuk nënkupton lejueshmërinë e leximit të tij apo të implementimit të asaj që gjendet në të. Mirëpo, Islami është fe e drejtësisë dhe paanësisë, andaj, për atë pjesë në të cilën është përzier e vërteta me të kotën, jepet gjykim i detajuar. Dhehebiu ka thënë:
"Ne e respektojmë Teuratin që Allahu ia zbriti Musait (paqja qoftë mbi të!) dhe besojmë në të, ndërsa për këto shkrime që gjenden në duart e këtyre të humburve, ne nuk e dimë fare se çfarë janë në të vërtetë, prandaj tërhiqemi dhe as nuk i respektojmë e as i përçmojmë, por themi: 'Ne besojmë në Allahun, në engjëjt e Tij, në librat e Tij dhe në të dërguarit e Tij'. Na mjafton në lidhje me këtë besimi i përmbledhur, lavdi Allahut!"
Shih: Sijer a'lam en-nubelai, bot. Er-Risale, 2/419.
المصدر
ملاحظات
--