Skip to content
البَقَرَة /

Ajet 73

2 : 73

Ajet 73 of البَقَرَة (2 : 73). This page carries the verse in the Uthmani script with a translation of its meaning, at a stable URL that can be cited on its own.

البَقَرَة Ajete 286
2 : 73

فَقُلۡنَا ٱضۡرِبُوهُ بِبَعۡضِهَاۚ كَذَٰلِكَ يُحۡيِ ٱللَّهُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ

Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni.

Explanation & meanings · 1
  1. Sipas komentuesve, një nga bijtë e Israilit vrau të birin e xhaxhait, për t’i marrë pasurinë dhe këtë vrasje ia veshi një fisi tjetër. Këto dy fise u çuan për të luftuar njëri-tjetrin dhe përbënin një të gjashtën e bijve të Israilit. Ata iu drejtuan Musait (a.s.) për ta sqaruar këtë çështje. Në fillim, duke u mbështetur në mendimin e vet të natyrshëm, populli nuk e pranoi menjëherë urdhrin e Zotit për të therur një lopë. Pastaj, u detyrua dhe e pranoi atë. Ata e therën lopën dhe e prekën të vrarin me mishin e saj. Ai u ngjall dhe tregoi se kush e kishte vrarë. Nga kjo ngjarje kuptojmë se Zoti është Fuqiplotë, ka fuqi t’i ringjallë të vdekurit; është Mëshirues i Madh dhe dërgon profetë për t’i udhëzuar njerëzit. Po ashtu, historia na tregon se populli i bijve të Israilit shpesh nuk e dëgjonte profetin e vet, Musain a.s. (përkthyesi).