19 : 28
يَٰٓأُخۡتَ هَٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمۡرَأَ سَوۡءٖ وَمَا كَانَتۡ أُمُّكِ بَغِيّٗا
O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.”
Explanation & meanings · 1
- D.m.th. “O grua e virtytshme”. Meqenëse Haruni është një profet i nderuar, i përmendur në Kuran dhe, meqenëse Merjemja rridhte nga fisi i tij, ajo thirret në këtë kontekst me shprehjen “o motra e Harunit”. Në arabisht dhe, në përgjithësi, në gjuhët semitike (hebraisht, aramaisht etj.), shprehje të tilla idiomatike si: “o babai i ...”, “o biri i ...”, “o vëllai i ...” etj., nuk presupozojnë një lidhje të drejtpërdrejtë gjaku, por përdoren për të treguar një përkatësi fisnore ose një përkatësi fisnike.