Skip to content
الإسرَاء /

Ajet 60

17 : 60

Ajet 60 of الإسرَاء (17 : 60). This page carries the verse in the Uthmani script with a translation of its meaning, at a stable URL that can be cited on its own.

الإسرَاء Ajete 111
17 : 60

وَإِذۡ قُلۡنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِۚ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلرُّءۡيَا ٱلَّتِيٓ أَرَيۡنَٰكَ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلۡمَلۡعُونَةَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِۚ وَنُخَوِّفُهُمۡ فَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا طُغۡيَٰنٗا كَبِيرٗا

(Kujto) kur Ne të thamë: “Me të vërtetë, Zoti yt, do të të mbrojë nga njerëzit”! Vizionin që ta treguam, e bëmë vetëm sprovë për njerëzit, ashtu si dhe pemën e mallkuar në Kuran. Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh.

Explanation & meanings · 2
  1. Fjalë për fjalë: “Me të vërtetë, Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit.”
  2. Bëhet fjalë për vizionet që pati Profeti Muhamed (a.s.) gjatë udhëtimit për të cilin bën fjalë vargu i parë i kësaj sureje. Rrëfimi për këtë udhëtim shkaktoi shumë të qeshura te jobesimtarët mekas. Po ashtu, jobesimtarët mekas qeshnin edhe me pemën e mallkuar të zekum-it, që Allahu e përmend shpesh në Kuran, si pemë, frutat e neveritshme të së cilës do të jenë ushqim për të dënuarit në zjarrin e Xhehenemit. Mekasit thoshin se si kishte mundësi, që në mes të një zjarri, që shkrin gurët dhe metalet, të rritet një pemë dhe me fodullëk e mohonin Fjalën dhe fuqinë e pakufishme të Allahut për të bërë gjithçka.