Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

6 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Allahu ka caktuar për ju detyra, andaj mos i shpërfillni, ka vënë kufij, ndaj mos i tejkaloni, ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i shkelni, si dhe ka heshtur kundrejt disa gjërave në formë mëshire për ju, e jo për shkak të harresës, prandaj mos i gjurmoni.”
Neveviu ka thënë: Hadith i gradës së mirë. Transmetojnë Darakutniu në Sunenin e tij dhe të tjerë.
التصنيف الشرعيالحدود، الأربعون النووية
Prej sunetit është që kur muezini thotë në ezanin e sabahut "Hajje alel felah", të thotë: "Es Salatu hajrum-minen-neum".
Sahih E shënojnë Ibn Huzejme, Darakutniu dhe Bejhekiu.
التصنيف الشرعيالأذان والإقامة
"Profeti ﷺ e ka ndaluar pastrimin me bajgë ose kockë dhe ka thënë: “Ato të dyja nuk pastrojnë.”
Sahih Transmeton Darakutniu.
التصنيف الشرعيالاستنجاء وقضاء الحاجة
"S'ka as dëm e as dëmtim."
Hasen Hadithin e shënojnë Ibn Maxhe, Darekutniu dhe të tjerë me sened të lidhur.
التصنيف الشرعيالقواعد الفقهية والأصولية، الأربعون النووية
"S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë."
Sahih bi shevahidi Transmeton Darakutniu.
التصنيف الشرعيالقواعد الفقهية والأصوليةموضوعات الحديثالظلم، الإحسان إلى الخلقمحاور التعريف بالإسلاممحاسن الأخلاق، عدل الإسلام
"Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe i mbath mestet e tij, le të falet me to dhe le t’i fshijë sipër tyre pa i hequr, nëse dëshiron, përveçse në gjendjen e xhunubllëkut."
Sahih Transmeton Darakutniu.
التصنيف الشرعيالمسح على الخفين ونحوهما