Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

33 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me njerëzit.”
Tirmidhiu thotë se ky hadith është hasen. Transmeton Tirmidhiu.
“Vërtet varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e lehtë, por nëse nuk shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e vështirë.”
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
"Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)"
Hasen Transmeton Tirmidhiu.
Kur zbriti ajeti: "Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!", (Et Tekathur, 8) thashë: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë kënaqësish do të pyetemi, kur ato janë vetëm dy të zezat: hurma dhe uji?" Profeti ﷺ tha: "Kjo do të ndodhë."
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
"Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Nuk ka asgjë më fisnike për Allahun sesa lutja."
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.”
Hasen Transmeton Tirmidhiu.
"Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare."
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.