Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

116 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (57)
“Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!"
Hasen Transmeton Ahmedi.
“I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem dhe nuk dërgon salavat mbi mua. I poshtëruar qoftë ai njeri që e arrin muajin Ramazan e pastaj ai kalon pa iu falur mëkatet. I poshtëruar qoftë ai njeri njeri që i ka prindërit gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Lapsi (për shkrimin e mëkateve) është pezulluar për tre persona: për atë që është në gjumë, derisa të zgjohet; për fëmijën, derisa të hyjë në moshën e pubertetit dhe për të çmendurin, derisa t'i kthehet mendja.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Kur takohen dy muslimanë dhe i shtrëngojnë duart, u falen mëkatet para se të ndahen.”
Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
“Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.