Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

95 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (52)
"Nuk ndodh që dikush të më japë selam, veçse Allahu do të ma rikthejë shpirtin, derisa t'ia kthejë selamin."
Isnadi hasen Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
"Më treguan dy burra se kishin shkuar tek Profeti ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, ndërkohë që ai po ndante lëmoshën, dhe i kërkuan prej saj. Ai ngriti shikimin drejt nesh dhe e uli, pa se ishim të fortë dhe tha: “Nëse dëshironi, do t'ju jap, por në të nuk ka pjesë për të pasurin, e as për të fortin që mund të fitojë.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi dhe Nesaiu.
"Një natë me shi dhe me erë të fortë, dolëm të kërkonim Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) që të na falte namazin. Kur e gjeta, më tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Përsëri tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Ai përsëri tha: 'Thuaj!' Kësaj here unë i thashë: 'Çfarë të them?' Ai tha: 'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë".
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
“Plotësoni rreshtin e parë, pastaj atë që vjen pas tij. Nëse ka ndonjë mangësi, ajo le të jetë në rreshtin e fundit.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi dhe Nesaiu.
"Shkruaja çdo gjë që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ, që doja ta mësoja përmendsh, por kurejshët më ndaluan dhe më thanë: "A po shkruan gjithçka që dëgjon nga i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ai është njeri: flet në gjendje hidhërimi dhe kënaqësie?" Kështu, hoqa dorë nga shkrmi dhe ia përmenda këtë gjë të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: “Shkruaj, sepse pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, asgjë nuk del prej saj, përveç së vërtetës.”
Sahih Transmeton Ebu Davudi.
"O i Dërguari i Allahut! Nëna e Sadit (nëna ime) ka vdekur: cila është sadaka më e mirë (për të)?" - "Uji", - tha Profeti ﷺ. Kështu, hapi një bunar dhe tha: "Ky është për nënën e Sadit."
Hasen bi muxhmui turukihi (I mirë nëpërmjet tërësisë së rrugëve të transmetimit të tij). Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
"Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.