Nëse dëshironi, do t'ju jap, por në të nuk ka pjesë për të pasurin, e as për të fortin që mund të fitojë.
Ubejdullah ibn Adij ibn Hijari tregon:
"Më treguan dy burra se kishin shkuar tek Profeti ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, ndërkohë që ai po ndante lëmoshën, dhe i kërkuan prej saj. Ai ngriti shikimin drejt nesh dhe e uli, pa se ishim të fortë dhe tha: “Nëse dëshironi, do t'ju jap, por në të nuk ka pjesë për të pasurin, e as për të fortin që mund të fitojë.”
أَخْبَرَنِي رَجُلَانِ أَنَّهُمَا أَتَيَا النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي حَجَّةِ الوَدَاعِ وَهُوَ يُقَسِّمُ الصَّدَقَةَ، فَسَأَلَاهُ مِنْهَا، فَرَفَّعَ فِينَا البَصَرَ وَخَفَّضَهُ، فَرَآنَا جَلْدَيْنِ، فَقَالَ: «إِنَّ شِئْتُمَا أَعْطَيْتُكُمَا، وَلَا حَظَّ فِيهَا لِغَنِيٍّ، وَلَا لِقَوِيٍّ مُكْتَسِبٍ».
Dy burra erdhën te Profeti ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, ndërsa ai po ndante lëmoshën, dhe kërkuan që t'u jepte prej saj. Kështu, Profeti ﷺ filloi t'i shikonte disa herë për të kuptuar gjendjen e tyre dhe nëse u lejohej atyre lëmosha apo jo. Ai pa se ata ishin dy burra të fuqishëm dhe tha: "Nëse dëshironi, do t'ju jap prej sadakasë, por në të nuk ka hise për atë që ka pasuri që i mjafton, as për atë që është i aftë të punojë dhe të fitojë pasuri, edhe nëse nuk ka pasuri me të cilën llogaritet i pasur."
Lypja është e ndaluar për personin e pasur ose të fortë dhe të aftë për të fituar.
Parimi themelor te ai për të cilin nuk dihet se ka pasuri, është varfëria dhe meritimi i lëmoshës.
Vetëm fuqia nuk nënkupton mosmeritimin e lëmoshës, por asaj patjetër duhet t'i bashkëngjitet mundësia për të fituar.
Atij që ka mundësi të fitojë aq sa për të plotësuar nevojat, nuk i lejohet të marrë nga sadakaja e detyrueshme, sepse me anë të fitimit ai nuk ka nevojë për të, ashtu siç nuk ka nevojë i pasuri me anë të pasurisë.
Edukimi i madhërishëm profetik i personalitetit musliman për të pasur dinjitet dhe për të dhënë, e jo për të marrë, për të lypur dhe për të qenë përtac.
Suneni i Ebu Davudit (3/ 75) (1633).
Suneni i Nesaiut (5/ 99) (2598).
Më shumë (2)
ذخيرة العقبى في شرح المجتبى (23/ 210).
شرح أبي داود للعيني (6/ 374).