عربي - Arabic English Qafár af - Afar Afrikaans - Afrikanns Akan Shqip - Albanian አማርኛ - Amharic Հայերեն - Armenian অসমীয়া - Assamese Azərbaycanca - Azerbaijani Bamanankan - Bambara Bassa Bemba বাংলা - Bengali Bosanski - Bosnian Български - Bulgarian မြန်မာဘာသာ - Burmese Bisaya - Cebuano Cham Нохчий - Chechen chiCheŵa - Chewa 中文 - Chinese Адыгэбзэ - Circassian Hrvatski - Croatian Česky - Czech Dagbani Dansk - Danish فارسی دری - Dari Dendi ދިވެހި ބަސް - Dhivehi Nederlands - Dutch إستوني - Estonian Suomi - Finnish Français - French Fulfulde - Fula ქართული - Georgian Deutsch - German Ελληνικά - Greek ગુજરાતી - Gujrati Kreyòl ayisyen - Haitian Creole Hausa हिन्दी - Hindi Magyar - Hungarian Igbo Indonesia - Indonesian Italiano - Italian 日本語 - Japanese Jóola - Jola ಕನ್ನಡ - Kannada Қазақша - Kazakh ភាសាខ្មែរ - Khmer Kikuyu Ikinyarwanda - Kinyarwanda Ikirundi - Kirundi 한국어 - Korean كوردی سۆرانی - kurdish كوردي kurmancî - Kurmanji Kyrgyz ລາວ - Lao latviešu - Latvian Lingala lietuvių - Lithuanian Luganda Македонски - Macedonian Maguindanaon Malagasy - Malagasy Bahasa Melayu - Malay മലയാളം - Malayalam Mandinka मराठी - Marathi Mõõré - Moore नेपाली - Nepali أنكو - NKo Norwegian ଓଡ଼ିଆ - Odia oromoo - Oromo پښتو - Pashto فارسی - Persian Polski - Polish Portuguese ਪੰਜਾਬੀ - Punjabi Română - Romanian Русский - Russian Српски - Serbian Shona සිංහල - Sinhala Slovenščina - Slovenian Soomaaliga - Somali Soninke Sesotho - Sotho Español - Spanish Kiswahili - Swahili Svenska - Swedish Tagalog Тоҷикӣ - Tajik தமிழ் - Tamil తెలుగు - Telugu ไทย - Thai ትግረኛ - Tigrinya Türkçe - Turkish Ukrainian اردو - Urdu ئۇيغۇرچە - Uyghur Ўзбек - Uzbek Việt Nam - Vietnamese Wolof Yao Yorùbá - Yoruba Zarma زولو - Zulu
841 Hadithe
Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit
Kategoritë
Kategoritë (15)
Grada e hadithit
Transmetuar në
Shfaq burimet e tjera
Transmetuesi
Shfaq të gjithë transmetuesit (114)
“Allahu thotë: "Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë, andaj, ditën që dikush agjëron, të mos thotë fjalë të ndyta e as të mos bërtasë. Nëse dikush e shan ose e sulmon, le të thotë: "Unë jam agjërues!" Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut. Agjëruesi i ka dy gëzime që i përjeton: gëzohet kur të bëjë iftar dhe gëzohet kur ta takojë Zotin për agjërimin e tij.”
Sahih Muttefek alejhi
“Një njeri i verbër erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk kam askënd të ma tregojë rrugën për në xhami.” Pastaj kërkoi nga i Dërguari i Allahut ﷺ ta lejojë të falet në shtëpi. Profeti ﷺ ia lejoi, mirëpo, kur ai mori të kthehej, Profeti ﷺ i tha: “A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po.” Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju, pra!”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Një njeri hyri në xhami ditën e xhumasë, nga një derë që ishte në drejtim të shtëpisë që ishte shitur për shlyerjen e borxhit (të Omerit), ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai u kthye drejt të Dërguarit të Allahut ﷺ duke qëndruar në këmbë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, na u shkatërrua pasuria dhe na u ndërprenë rrugët, lutju Allahut të na lëshojë shi!" Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart e tij, pastaj tha: “O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi!” Enesi tha: "Pasha Allahun, ne nuk shihnim në qiell asnjë re apo copëz reje, dhe mes nesh e kodrës së Selit nuk kishte asnjë shtëpi apo ndërtesë." Më pas, nga pas saj doli një re e madhe sa një mburojë. Kur u gjend në mes të qiellit u shpërnda, e pastaj lëshoi shi. Pasha Allahun, nuk e pamë diellin për gjashtë ditë. Pastaj, një njeri hyri nga po ajo derë të xhumanë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai u kthye drejt tij duke qëndruar në këmbë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, na u shkatërrua pasuria dhe na u ndërprenë rrugët, lutju Allahut ta ndalë atë nga ne!" Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart e tij, pastaj tha: “O Allah, rreth nesh, e jo mbi ne! O Allah, mbi kodra dhe male, në thellësitë e luginave dhe aty ku mbijnë pemët!” Atëherë, shiu pushoi, dhe ne dolëm e po ecnim në diell." Sheriku tha: E pyeta Enes bin Malikun: "A ishte po ai njeriu i parë?" Ai m'u përgjigj: "Nuk e di."
Sahih Muttefek alejhi
kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralelisht me supet. Pastaj, kur bënte tekbirin për ruku dhe kur ngrihej nga rukuja, sërish i ngrinte duart, sikurse në fillim, dhe thoshte: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd." Ndërkaq, në sexhde, nuk i ngrinte duart.
Sahih Muttefek alejhi
"Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”
Sahih Muttefek alejhi
“Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”
Hasen Transmeton Ebu Davudi.
"Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi e as nën presionin e nevojave fiziologjike."
Sahih Transmeton Muslimi.