Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

4 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet."
Sahih Transmeton Bejhekiu.
"I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet për të ndikuar në ndonjë vendim të caktuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Po t'u jepej t drejtë njerëzve në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet."
Hasen E shënon Bejhakiu dhe disa të tjerë me këtë tekst, ndërsa një pjesë gjendet në dy Sahihët.
“Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshath ibn Kajsi ka thënë: “Ajeti (që përmendet në fund të ngjarjes) ka zbritur për mua. Kam pasur një tokë në ortakëri me një hebre, por ai mohonte ortakërinë time. Andaj, e paraqita tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Vallë, a ke dëshmi, që vërteton ortakërinë tënde me të?” - Jo, - i thashë. - “Betohu se ti ke të drejtë!” - iu drejtua hebreut. - O i Dërguari i Allahut, por, ai do të betohet, e do të ma marrë pasurinë! - i thashë. Atëherë Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...”, deri në fund të ajetit. (Ali Imran, 77)
Sahih Muttefek alejhi