Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

27 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Më treguan dy burra se kishin shkuar tek Profeti ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, ndërkohë që ai po ndante lëmoshën, dhe i kërkuan prej saj. Ai ngriti shikimin drejt nesh dhe e uli, pa se ishim të fortë dhe tha: “Nëse dëshironi, do t'ju jap, por në të nuk ka pjesë për të pasurin, e as për të fortin që mund të fitojë.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi dhe Nesaiu.
“Plotësoni rreshtin e parë, pastaj atë që vjen pas tij. Nëse ka ndonjë mangësi, ajo le të jetë në rreshtin e fundit.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi dhe Nesaiu.
"O i Dërguari i Allahut! Nëna e Sadit (nëna ime) ka vdekur: cila është sadaka më e mirë (për të)?" - "Uji", - tha Profeti ﷺ. Kështu, hapi një bunar dhe tha: "Ky është për nënën e Sadit."
Hasen bi muxhmui turukihi (I mirë nëpërmjet tërësisë së rrugëve të transmetimit të tij). Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
"Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"Nëse uji është dy fuçi, nuk mban papastërti."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
“Atë që e lexon Ajetin Kursij pas çdo namazi obligativ, nuk e pengon të hyjë në Xhenet asgjë përveç vdekjes.”
Sahih E transmetoi Nesaiu në Sunen el-Kubra.
"Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut dhe tha: “A është i pranishëm filani?” - Jo, - i thanë. Tha: “Po filani, është i pranishëm?” - Jo, - i thanë sërish. Atëherë tha: “Këto dy namaze janë më të vështirat për hipokritët. Sikur ta dinit se çfarë ka në këto dy namaze, do të vinit edhe zvarrë gjunjazi. Safi i parë është si safi i melekëve. Sikur ta dinit vlerën e tij, do të garonit për ta zënë. Namazi i burrit me një burrë tjetër është më i vlefshëm se namazi i vetëm; e namazi i tij me dy burra është më i vlefshëm se namazi me një burrë. Sa më shumë të jenë, aq më i dashur është (ai namaz) për Allahun e Lartësuar.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ahmedi.