Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

103 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (52)
kur Pejgamberi ﷺ e falte namazin e sabahut, rrinte në xhami derisa Dielli lindte mirë. Vazhdon Xhabiri duke treguar: "Nuk largohej nga vendi pasi e falte sabahun derisa lindte Dielli. Kur lindte Dielli, largohej. Të pranishmit bisedonin dhe ndonjëherë flisnin për periudhën e injorancës paraislame e qeshnin, kurse ai buzëqeshte.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Faleni namazin e ikindisë sa më parë, sepse Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e lë namazin e ikindisë, i shkatërrohet puna."
Sahih Transmeton Buhariu.
“Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”
Sahih Transmeton Buhariu.
se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
qëkurse Profetit ﷺ i ka zbritur surja en Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Rabbena ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Zoti ynë, dhe Ty të takon çdo lavdërim! O Allah, më fal mua)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Një natë, të Dërguarin e Allahut ﷺ nuk e gjeta në shtrat, ndaj fillova ta kërkoj, sakaq dora më preku shputat e tij, të shtrira, ndërsa ai ndodhej në sexhde, duke thënë: “All-llahumme, inni eudhu bi ridake min sehatik, ve bi muafatike min ukubetik, ve eudhu bike minke, la uhsi thenaen alejke, ente kema ethnejte ala nefsik" - "O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Falu në këmbë. Nëse nuk mundesh, falu ulur. Nëse nuk mundesh, falu shtrirë."
Sahih Transmeton Buhariu.
"U fala me Profetin ﷺ dhe ai jepte selam (përfundonte namazin) nga e djathta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuthu" dhe nga e majta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah."
Hasen Transmeton Ebu Davudi.