Skip to content

Për atë që merr litarin e vet, bart barrën e druve në shpinë dhe i shet, në mënyrë që Allahu t'ia ruajë fytyrën, është më mirë sesa t'u lypë njerëzve, pavarësisht a i japin a s'i japin.

Zubejr ibn Avami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Për atë që merr litarin e vet, bart barrën e druve në shpinë dhe i shet, në mënyrë që Allahu t'ia ruajë fytyrën, është më mirë sesa t'u lypë njerëzve, pavarësisht a i japin a s'i japin.”

«لَأَنْ يَأْخُذَ أَحَدُكُمْ حَبْلَهُ، فَيَأْتِيَ بِحُزْمَةِ الحَطَبِ عَلَى ظَهْرِهِ، فَيَبِيعَهَا، فَيَكُفَّ اللَّهُ بِهَا وَجْهَهُ خَيْرٌ لَهُ مِنْ أَنْ يَسْأَلَ النَّاسَ أَعْطَوْهُ أَوْ مَنَعُوهُ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ sqaroi se nëse dikush prej njerëzve bën çfarëdo pune, qoftë edhe të marrë një litar për të mbledhur dru mbi shpinën e tij, pastaj t'i shesë ato për t'u ushqyer apo për të dhënë lëmoshë, e në këtë mënyrë të jetë i pavarur nga njerëzit dhe ta ruajë fytyrën e tij nga poshtërimi i lypjes; kjo është më e mirë për të sesa t'u lypë njerëzve, e ata t'i japin ose ta refuzojnë. Kjo për shkak se lypja te njerëzit është poshtërim, kurse besimtari është i nderuar dhe jo i përulur.

Mësime nga hadithi

Nxitja për t’u përmbajtur nga lypja dhe për t’u larguar prej saj.

Inkurajimi për të punuar për të fituar riskun, qoftë edhe nëse njeriu ushtron një zanat të thjeshtë dhe të nënçmuar në sytë e njerëzve.

Lufta e Islamit kundër lypjes dhe papunësisë; prandaj ai e ka bërë të obligueshme angazhimin dhe punën, edhe nëse është e rëndë, si prerja e druve për shembull.

Nuk lejohet lypja nëse ekziston mundësia për punë dhe fitimin e riskut.

T'i kërkosh pushtetarit në rast nevoje është e lejuar, Allahu i Lartdhërishëm thotë: "(Nuk ka gjynah) as për ata të cilët, kur vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua: “Unë nuk mund t’ju siguroj kafshë shalimi”, kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut)." (Et Teube, 92)

Ai që detyrohet të lypë dhe është i pafuqishëm për të fituar dhe për të mbledhur dru, i lejohet të lypë, por të mos i mërzisë njerëzit duke lypur dhe të mos këmbëngulë. Allahu i Lartmadhërishëm thotë: "Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur." (El Bekare, 273)

Neveviu ka thënë: “Ky hadith nxit për të dhënë lëmoshë, për të ushqyer veten nga puna e dorës së tij dhe për të fituar në mënyra të lejuara.”

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 123) (1471).

Më shumë (6)

بهجة الناظرين.

لسليم الهلالي (1/ 597).

نزهة المتقين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 469).

الأدب النبوي.

لمحمد الشاذلي (ص33).