Skip to content

A t'ju tregoj se cili është më i miri dhe cili më i keqi prej jush?

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal pranë disa njerëzve të ulur dhe tha:

"A t'ju tregoj se cili është më i miri dhe cili më i keqi prej jush?" Ata heshtën, dhe ai e tha këtë tri herë. Pastaj një njeri tha: "Patjetër, O i Dërguari i Allahut, na trego se cili është më i miri dhe cili më i keqi prej nesh." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Më i miri prej jush është ai prej të cilit shpresohet mirësia dhe nga e keqja e të cilit njerëzit janë të sigurt, kurse më i keqi prej jush është ai prej të cilit nuk shpresohet mirësia dhe nga e keqja e të cilit njerëzit nuk janë të sigurt."

«أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِخَيْرِكُمْ مِنْ شَرِّكُمْ؟» قَالَ: فَسَكَتُوا، فَقَالَ ذَلِكَ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ، فَقَالَ رَجُلٌ: بَلَى يَا رَسُولَ اللهِ، أَخْبِرْنَا بِخَيْرِنَا مِنْ شَرِّنَا، قَالَ: «خَيْرُكُمْ مَنْ يُرْجَى خَيْرُهُ وَيُؤْمَنُ شَرُّهُ، وَشَرُّكُمْ مَنْ لاَ يُرْجَى خَيْرُهُ وَلاَ يُؤْمَنُ شَرُّهُ».

Transmeton Tirmidhiu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ u ndal pranë disa prej shokëve të tij që ishin të ulur dhe i pyeti: "A dëshironi t'ju mësoj dhe t'ju tregoj se cili është më i miri prej jush dhe cili është më i keqi?" Ata nuk folën dhe nuk u përgjigjën asgjë, nga frika se do të dallohej më i miri dhe më i keqi i tyre, si dhe të frikësuar nga turpërimi, prandaj heshtën. Profeti ﷺ ua përsëriti atyre pyetjen tri herë, dhe një burrë prej tyre u përgjigj: “Po, o i Dërguari i Allahut, na trego se cili është më i miri dhe më i keqi prej nesh.” Kështu, Profeti ﷺ u sqaroi atyre se: më i miri prej jush është ai nga i cili pritet dhe shpresohet e mira, bamirësia dhe mirësjellja, dhe nga e keqja e të cilit njerëzit janë të sigurt, andaj nuk i frikësohen mizorisë, keqbërjes dhe padrejtësisë së tij. Ndërsa më i keqi prej jush është ai nga i cili nuk shpresohet, nuk pritet dhe nuk lakmohet e mira, bamirësia dhe mirësjellja, dhe nga e keqja e të cilit njerëzit nuk janë të sigurt, por përkundrazi, i frikësohen mizorisë, keqbërjes dhe padrejtësisë së tij.

Mësime nga hadithi

Sqarimi i njerëzve më të mirë dhe më të këqij.

Dobia dhe dëmi që kalojnë te të tjerët janë më të mëdhenj sesa ata që kufizohen te vetja.

Inkurajimi për përvetësimin e moralit të mirë dhe sjelljes së mirë mes njerëzve, si dhe tërheqja e vërejtjes nga padrejtësia, e keqja dhe armiqësia.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (4/ 98) (2263).

Më shumë (2)

التيسير بشرح الجامع الصغير (1/ 395).

تحفة الأحوذي (6/ 445).