Skip to content

"O i Dërguari i Allahut, çfarë mendon nëse vjen një njeri që dëshiron të marrë pasurinë time?"

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, çfarë mendon nëse vjen një njeri dhe dëshiron të më marrë pasurinë?" Ai i tha: “Mos ia jep pasurinë tënde.” Ai pyeti: "Çfarë mendon nëse ai më lufton?" Ai i tha: “Luftoje.” Ai pyeti: "Çfarë mendon nëse ai më vret?" Ai i tha: “Atëherë, ti je dëshmor.” Ai pyeti: "Çfarë mendon nëse unë e vras?" Ai i tha: “Ai do të jetë në Zjarr.”

جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ، أَرَأَيْتَ إِنْ جَاءَ رَجُلٌ يُرِيدُ أَخْذَ مَالِي؟ قَالَ: «فَلَا تُعْطِهِ مَالَكَ» قَالَ: أَرَأَيْتَ إِنْ قَاتَلَنِي؟ قَالَ: «قَاتِلْهُ» قَالَ: أَرَأَيْتَ إِنْ قَتَلَنِي؟ قَالَ: «فَأَنْتَ شَهِيدٌ»، قَالَ: أَرَأَيْتَ إِنْ قَتَلْتُهُ؟ قَالَ: «هُوَ فِي النَّارِ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Një burrë erdhi te Profeti ﷺ e i tha: "O i Dërguari i Allahut, çfarë mendon nëse vjen një njeri që dëshiron të marrë pasurinë time?" Ai tha: "Nuk e ke detyrim t'i dorëzohesh atij dhe t'i japësh pasurinë tënde." Ai tha: Çfarë mendon nëse më lufton? Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Të lejohet ta luftosh atë." Ai tha: E çfarë nëse ai më vret? Profeti ﷺ i tha: "Atëherë ti je dëshmor." Ai tha: Po në qoftë se unë e vras? Ai tha: “Ai meriton të dënohet në Zjarr në Ditën e Kiametit.”

Mësime nga hadithi

Neveviu ka thënë: "Mbrojtja e nderit dhe familjes është e obligueshme pa asnjë mospajtim mes dijetarëve, ndërsa për mbrojtjen e vetvetes përmes vrasjes ka mospajtim në medhhebin tonë dhe në medhhebet e tjera, kurse mbrojtja e pasurisë është e lejuar, por jo e obligueshme."

Hadithi është argument se dija e paraprin veprën, pasi ky sahabi e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth asaj që e kishte obligim para veprës së tij.

Duhet të veprohet shkallë-shkallë në zmbrapsjen e sulmuesit përmes këshillimit ose kërkimit të ndihmës para se të fillojë ta luftojë atë, e nëse fillon ta luftojë, atëherë qëllimi i tij duhet të jetë zmbrapsja e tij dhe jo vrasja e tij.

Gjaku, pasuria dhe nderi i muslimanit janë të paprekshëm.

Neveviu ka thënë: "Dije se dëshmori ndahet në tri kategori: E para është ai që vritet në luftë kundër jobesimtarëve nga ndonjë prej shkaqeve të luftës. Ky e ka dispozitën e dëshmorëve për sa i përket shpërblimit në ahiret dhe dispozitave të kësaj bote, që do të thotë se këtij nuk i lahet trupi dhe nuk i falet namazi i xhenazes. E dyta është ai që konsiderohet dëshmor në shpërblim, por jo në dispozitat e kësaj bote, siç është ai që vdes nga sëmundja e barkut, ai nga murtaja, ai që vdes nën rrënoja, ai që vritet në mbrojtje të pasurisë së tij, si dhe të tjerë, për të cilët kanë ardhur hadithe të sakta që i quajnë dëshmorë. Këtij i lahet trupi dhe i falet namazi i xhenazes, si dhe në ahiret ka shpërblimin e dëshmorëve, por nuk është e thënë që ky shpërblim të jetë i njëjtë me shpërblimin e të parit. E treta është ai që vjedh nga preja e luftës (ganimeti) dhe të ngjashmit me të, për të cilët kanë ardhur transmetime që ua mohojnë emërtimin dëshmor kur vriten në luftë kundër jobesimtarëve. Ky e ka dispozitën e dëshmorëve në këtë botë, andaj këtij nuk lahet trupi dhe nuk i falet namazi i xhenazes, por në ahiret nuk e ka shpërblimin e tyre të plotë."

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 124) (140).

Më shumë (6)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 449).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (2/ 936).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (5/ 389).