Skip to content

Kur njeriu ta dojë vëllanë e tij (musliman), le ta lajmërojë se e do

Mikdam ibën Madikeribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

"Kur njeriu ta dojë vëllanë e tij (musliman), le ta lajmërojë se e do."

«إِذَا أَحَبَّ الرَّجُلُ أَخَاهُ فَلْيُخْبِرْهُ أَنَّهُ يُحِبُّهُ».

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith shpjegon një nga shkaqet që forcojnë lidhjet ndërmjet besimtarëve dhe përhapin dashurinë mes tyre, që është se, nëse dikush e do vëllanë e tij, le ta lajmërojë se e do.

Mësime nga hadithi

Vlera e dashurisë së sinqertë për hir të Allahut të Lartësuar, e jo për interesa të kësaj bote.

Është e pëlqyeshme të lajmërohet ai të cilin e do për hir të Allahut se vërtet e do, në mënyrë që të rritet dashuria dhe afërsia mes jush.

Përhapja e dashurisë mes besimtarëve e forcon vëllazërinë në besim dhe e ruan shoqërinë nga shpërbërja dhe përçarja.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (7/ 444) (5124).

Suneni i Tirmidhiut (4/ 199) (2392).

Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut (9/ 87) (9963).

Musnedi i Ahmedit (28/ 408) (17171).

Më shumë (12)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 450).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل المبارك (ص258).

رياض الصالحين للنووي.

(ص138) (383).

سلسلة الأحاديث الصحيحة وشيء من فقهها وفوائدها.

للألباني (1/ 777).

فيض القدير شرح الجامع الصغير.

للمناوي (1/ 247).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (6/ 279).