Skip to content

Shejtani mund të hajë vetëm atë ushqim për të cilin nuk është thënë: “Bismilah”

Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Kur hanim ushqim me Profetin ﷺ, nuk i zgjatnim duart para se i Dërguari i Allahut ﷺ të fillonte, duke e zgjatur dorën i pari. Njëherë, ishim së bashku me Profetin ﷺ dhe po hanim ushqim, kur papritmas erdhi një vajzë e vogël, sikur ta nxiste dikush, dhe ia mësyu ushqimit duke e zgjatur dorën, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ ia kapi dorën. Pas saj erdhi një beduin, e edhe ai, sikur ta nxiste dikush (ia mësyu ushqimit), prandaj ai ﷺ ia kapi dorën. I Dërguari i Allahut ﷺ pastaj tha: “Shejtani mund të hajë vetëm atë ushqim për të cilin nuk është thënë: “Bismilah”, andaj ai erdhi me këtë vogëlushe, që përmes saj të mund të hante, prandaj ia kapa dorën. Pastaj erdhi me këtë beduin, që përmes tij të mund të hante, por edhe atij ia kapa dorën. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se dora e tij (shejtanit) ishte në dorën time bashkë me dorën e saj.”

كُنَّا إِذَا حَضَرْنَا مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ طَعَامًا لَمْ نَضَعْ أَيْدِيَنَا حَتَّى يَبْدَأَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَيَضَعَ يَدَهُ، وَإِنَّا حَضَرْنَا مَعَهُ مَرَّةً طَعَامًا، فَجَاءَتْ جَارِيَةٌ كَأَنَّهَا تُدْفَعُ، فَذَهَبَتْ لِتَضَعَ يَدَهَا فِي الطَّعَامِ، فَأَخَذَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِيَدِهَا، ثُمَّ جَاءَ أَعْرَابِيٌّ كَأَنَّمَا يُدْفَعُ فَأَخَذَ بِيَدِهِ، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «إِنَّ الشَّيْطَانَ يَسْتَحِلُّ الطَّعَامَ أَنْ لَا يُذْكَرَ اسْمُ اللهِ عَلَيْهِ، وَإِنَّهُ جَاءَ بِهَذِهِ الْجَارِيَةِ لِيَسْتَحِلَّ بِهَا فَأَخَذْتُ بِيَدِهَا، فَجَاءَ بِهَذَا الْأَعْرَابِيِّ لِيَسْتَحِلَّ بِهِ فَأَخَذْتُ بِيَدِهِ، وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، إِنَّ يَدَهُ فِي يَدِي مَعَ يَدِهَا».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se kur ishin të pranishëm në një ushqim me Profetin ﷺ, ata nuk i fusnin duart në të derisa të fillonte i Dërguari i Allahut ﷺ e të fuste dorën i pari. Një herë, teksa ishim të pranishëm bashkë me të në një ushqim, erdhi një vajzë me aq shpejtësi saqë dukej sikur po e shtynin. Ajo u nis për të futur dorën në ushqim, por i Dërguari i Allahut ﷺ ia kapi dorën. Më pas, erdhi një beduin, i cili po ashtu dukej sikur po e shtynin, por ai ia kapi dorën para se ta prekte ushqimin. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: Shejtani arrin të hajë ushqim nëse njeriu e fillon atë pa e përmendur Allahun e Lartësuar. Ai erdhi me këtë vajzë që ta bëjë të lejuar ushqimin përmes saj, ndaj unë ia kapa dorën; pastaj erdhi me këtë beduin që ta bëjë të lejuar përmes tij, dhe unë ia kapa dorën. Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, vërtet dora e shejtanit është në dorën time së bashku me dorën e saj, pastaj e përmendi emrin e Allahut të Lartësuar dhe hëngri.

Mësime nga hadithi

Respekti i sahabëve ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe edukata e tyre me të.

Prej edukatës së ushqimit është që më i riu të presë derisa më i moshuari dhe i nderuari të fillojnë të hanë.

Shejtani i shtyn disa nga të pavëmendshmit drejt veprimeve që atij i pëlqejnë, për të arritur atë që do, dhe prej kësaj është ajo që gjendet në këtë hadith.

Neveviu ka thënë: "Dijetarët kanë thënë: Është e pëlqyeshme thënia e bismilahut të thuhet me zë, në mënyrë që ta dëgjojnë të tjerët dhe t'u tërhiqet vëmendja për të."

Nëse vjen dikush që dëshiron të hajë dhe nuk e dëgjon të thotë bismilah, atëherë mbaja dorën derisa të thotë bismilah.

Detyrimi i ndryshimit të së keqes nga ai që është i ditur, dhe i ndryshimit të së keqes me dorë për atë që ka forcë (ekzekutuese).

Ky hadith është një prej shenjave të të Dërguarit ﷺ, sepse Allahu i Lartësuar e njoftoi për atë që ndodhi në këtë ngjarje.

Shejtani nuk mund ta hajë ushqimin e besimtarëve, përveç nëse nuk përmendet emri i Allahut.

Pëlqehet që njerëzve t'u mësohen rregullat e ngrënies dhe pirjes në Islam.

Është e pëlqyeshme që të bëhet betim, për t'ia vërtetuar çështjen dëgjuesit.

Neveviu ka thënë: "Thënia e bismilahut gjatë pirjes së ujit, qumështit, mjaltit, lëngut të mishit, ilaçit dhe të gjitha pijeve të tjera, është si thënia e bismilahut për ushqimin."

Neveviu ka thënë: "Edhe nëse e lë pa thënë "Bismilah" në fillim të ushqimit, qoftë qëllimisht, nga harresa, nga padituria, i detyruar, apo i paaftë për shkak të ndonjë pengese tjetër, dhe më pas gjatë ngrënies i jepet mundësia për këtë, është e pëlqyeshne që të thotë bismilah e të thotë: "bismilahi evvelehu ve ahirahu", bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: "Kur të hajë ndonjëri prej jush, le të përmendë emrin e Allahut, e nëse harron ta përmendë Allahun në fillim, le të thotë: bismilahi evvelehu ve ahirahu (me emrin e Allahut, për fillim dhe mbarim)." E transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

Referencat

Sahihu i Muslimit (3/ 1597) (2017).

Më shumë (8)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 51).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (4/ 192).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (10/ 202).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 600).