“Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se një burrë dëgjoi një person duke e përsëritur disa herë leximin e sures Ihlas (në namaz). Në mëngjes, vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi, duke aluduar në shkurtësinë e saj. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”
أَنَّ رَجُلًا سَمِعَ رَجُلًا يَقْرَأُ: {قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ} يُرَدِّدُهَا، فَلَمَّا أَصْبَحَ جَاءَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَذَكَرَ ذَلِكَ لَهُ، وَكَأَنَّ الرَّجُلَ يَتَقَالُّهَا، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ إِنَّهَا لَتَعْدِلُ ثُلُثَ القُرْآنِ».
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se një njeri dëgjoi një tjetër duke e lexuar suren Ihlas vazhdimisht gjatë gjithë natës, pa shtuar asgjë tjetër. Të nesërmen, ai shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia përmendi këtë. Pyetësi, sikur e konsideronte se nuk ishte mjaftueshëm. Atëherë, Profeti ﷺ u betua për të konfirmuar: “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”
Vlera e sures Ihlas, dhe se ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit.
Lejohet të lexosh një numër të vogël ajetesh gjatë namazit të natës dhe t’i përsëritësh ato, pa i ulur vlerën.
Maziriu ka thënë: "Është thënë: Kurani përbëhet nga tri kategori: tregime, vendime fetare dhe cilësi të Allahut të Lartësuar. Kështu që surja Ihlas: "Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm", i përket vetëm cilësive të Allahut, duke e bërë atë një të tretën - një pjesë nga tri kategoritë. Gjithashtu është thënë: Kjo do të thotë se shpërblimi për leximin e saj shumëzohet dhe është i barabartë me shpërblimin e leximit të një të tretës së Kuranit, pa ndonjë shumëzim shtesë."
Sahihu i Buhariut (6/ 189) (5013).
Më shumë (1)
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (7/ 463).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ! إِنَّهَا لَتَعْدِلُ ثُلُثَ القُرْآنِ»[75].
- مجالس تدارس القرآن للمبتدئين (سورة الفاتحة وقصار المفصّل)1وأخرج البخاري عن أبي سعيد الخدري -رضي الله عنه- : « أن رجلا سمع رجلا يقرأ: قل هو الله أحد يرددها، فلما أصبح جاء إلى رسول الله ﷺ فذكر ذلك له، وكأن الرجل يتقالّها، فقال رسول الله ﷺ: والذي نفسي بيده إنها لتعدل ثلث القرآن »([140]).
- موسوعة الإيمانفعَنْ أَبِي سَعِيدٍ الخُدْرِيِّ رضي الله عنه: أَنَّ رَجُلًا سَمِعَ رَجُلًا يَقْرَأُ: {قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَد} أَحَدٌ، يُرَدِّدُهَا. فَلَمَّا أَصْبَحَ جَاءَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم فَذَكَرَ ذَلِكَ لَهُ، وَكَأَنَّ الرَّجُلَ