Na urdhëronte që, kur ishim në udhëtim apo udhëtarë, të mos i hiqnim mestet tona tri ditë e tri net, përveçse për shkak të xhunubllëkut, por jo për shkak të jashtëqitjes, urinimit dhe gjumit.
Zirr ibn Hubejshi tregon:
"Vajta te Safvan ibn Asal Muradiu për ta pyetur rreth mes'hut mbi meste. Ai më tha: “Çfarë të ka sjellë, o Zirr?” Unë i thashë: “Kërkimi i dijes.” Ai tha: “Me të vërtetë, melekët i ulin krahët e tyre për kërkuesin e dijes, në shenjë kënaqësie për atë që ai kërkon.” Unë i thashë: “Më brente në gjoks çështja e mes'hut mbi meste pas nevojës së madhe dhe urinimit, e meqë ti je një prej shokëve të Profetit ﷺ, erdha të të pyes: a e ke dëgjuar atë të përmendë diçka rreth kësaj?” Ai tha: “Po. Kur ishim në udhëtim – ose udhëtarë – ai na urdhëronte që të mos i hiqnim mestet tona për tri ditë dhe netët e tyre, përveçse në rast të gjendjes së xhunubllëkut (papastërtisë së madhe), por jo për shkak të nevojës së madhe, urinimit apo gjumit.” Unë i thashë: “A e ke dëgjuar të përmendë diçka rreth dashurisë?” Ai tha: “Po, ishim në një udhëtim bashkë me Profetin ﷺ dhe, ndërsa ishim pranë tij, një beduin e thirri atë me një zë të lartë: "O Muhamed!" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj me një zë po aq të lartë: "Ja ku jam!" Ne i thamë atij (beduinit): "Mjerë ti, ule zërin, se je pranë Profetit ﷺ dhe kjo të është ndaluar!" Ai tha: "Betohem në Allahun se nuk do ta ul!" Më pas, beduini tha: "Një njeri i do disa njerëz, por ende nuk u është bashkuar atyre (me vepra)." Profeti ﷺ tha: "Njeriu do të jetë me atë që do në Ditën e Kiametit." Dhe ai vazhdoi të na fliste derisa përmendi një portë nga ana e perëndimit, gjerësia e së cilës është sa një rrugëtim – ose një kalorës udhëton në gjerësinë e saj – për dyzet ose shtatëdhjetë vjet."
أَتَيْتُ صَفْوَانَ بْنَ عَسَّالٍ المُرَادِيَّ، أَسْأَلُهُ عَنِ المَسْحِ عَلَى الخُفَّيْنِ، فَقَالَ: مَا جَاءَ بِكَ يَا زِرُّ؟ فَقُلْتُ: ابْتِغَاءَ العِلْمِ، فَقَالَ: إِنَّ المَلاَئِكَةَ لَتَضَعُ أَجْنِحَتَهَا لِطَالِبِ العِلْمِ؛ رِضًا بِمَا يَطْلُبُ، فَقُلْتُ: إِنَّهُ حَكَّ فِي صَدْرِي المَسْحُ عَلَى الخُفَّيْنِ بَعْدَ الغَائِطِ وَالبَوْلِ، وَكُنْتَ امْرَأً مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَجِئْتُ أَسْأَلُكَ: هَلْ سَمِعْتَهُ يَذْكُرُ فِي ذَلِكَ شَيْئًا؟ قَالَ: نَعَمْ، كَانَ يَأْمُرُنَا إِذَا كُنَّا سَفْرًا أَوْ مُسَافِرِينَ أَلَّا نَنْزِعَ خِفَافَنَا ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ وَلَيَالِيهِنَّ إِلَّا مِنْ جَنَابَةٍ، لَكِنْ مِنْ غَائِطٍ وَبَوْلٍ وَنَوْمٍ، فَقُلْتُ: هَلْ سَمِعْتَهُ يَذْكُرُ فِي الهَوَى شَيْئًا؟ قَالَ: نَعَمْ، كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي سَفَرٍ فَبَيْنَا نَحْنُ عِنْدَهُ إِذْ نَادَاهُ أَعْرَابِيٌّ بِصَوْتٍ لَهُ جَهْوَرِيٍّ: يَا مُحَمَّدُ، فَأَجَابَهُ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَلَى نَحْوٍ مِنْ صَوْتِهِ: «هَاؤُمُ» وَقُلْنَا لَهُ: وَيْحَكَ اغْضُضْ مِنْ صَوْتِكَ، فَإِنَّكَ عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَقَدْ نُهِيتَ عَنْ هَذَا، فَقَالَ: وَاللَّهِ لاَ أَغْضُضُ، قَالَ الأَعْرَابِيُّ: المَرْءُ يُحِبُّ القَوْمَ وَلَمَّا يَلْحَقْ بِهِمْ، قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «المَرْءُ مَعَ مَنْ أَحَبَّ يَوْمَ القِيَامَةِ»، فَمَا زَالَ يُحَدِّثُنَا حَتَّى ذَكَرَ بَابًا مِنْ قِبَلِ المَغْرِبِ مَسِيرَةُ عَرْضِهِ، أَوْ يَسِيرُ الرَّاكِبُ فِي عَرْضِهِ أَرْبَعِينَ أَوْ سَبْعِينَ عَامًا.
Zirr ibn Hubejshi vajti te Safvan ibn Asali (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ta pyetur rreth dhënies mes'h mbi meste. Safvani e pyeti: “Çfarë të solli, o Zirr?” Zirri u përgjigj: “Kërkimi i diturisë.” Ai i tha: “Me të vërtetë, melekët i ulin krahët e tyre për kërkuesin e diturisë, në shenjë kënaqësie dhe nderimi për atë që ai bën.” Zirri tha: “Më ishte krijuar një mëdyshje në mendje rreth dhënies mes'h mbi meste pas jashtëqitjes dhe urinimit, e duke qenë se ti je nga shokët e Profetit ﷺ, erdha të të pyes nëse e ke dëgjuar Profetin të përmendë ndonjë gjë rreth kësaj?” Safvani tha: "Po, ai na urdhëronte që, kur ishim në udhëtim, të mos i hiqnim mestet tona tri ditë me netët e tyre për shkak të hadethit të vogël, si jashtëqitja, urinimi dhe gjumi, përveç rastit të xhenabetit, se atëherë heqja e tyre është e detyrueshme." Unë i thashë: "A e ke dëgjuar atë të përmendë diçka rreth dashurisë?" Ai tha: "Po, ishim me Profetin ﷺ në një udhëtim dhe, ndërsa rrinim pranë tij, një beduin e thirri me zë të lartë: "O Muhamed!" Profeti ﷺ iu përgjigj me zë të lartë, afërsisht sa zëri i tij: "Eja!" Ne i thamë: "Mjerë ti, ule zërin, sepse je pranë Profetit ﷺ dhe të është ndaluar ta ngresh zërin pranë tij." Ai, me ashpërsinë e tij, tha: "Pasha Allahun, nuk e ul atë." Beduini tha: "O i Dërguari i Allahut, po njeriu që i do njerëzit e mirë, por nuk vepron si ata?" Profeti ﷺ tha: "Njeriu do të jetë me atë që do në Ditën e Kiametit." Zirri tha: Safvani vazhdoi të na tregonte derisa përmendi një derë për pendim nga drejtimi i Shamit, të cilën Allahu e krijoi ditën kur krijoi qiejt dhe tokën. Kalorësi udhëton në gjerësinë e saj për dyzet ose shtatëdhjetë vjet, dhe ajo nuk mbyllet derisa të lindë dielli nga perëndimi.
Vlera e kërkimit të dijes, madhështia e statusit të kërkuesit të dijes dhe nderimi i melekëve ndaj tij.
Kjo tregon sa të përkushtuar ishin tabiinët për të kërkuar diturinë nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Lejimi i mes'hut mbi mestet dhe kohëzgjatja e tij: për udhëtarin tri ditë e tri net, ndërsa për vendasin një ditë e një natë.
Fshirja mbi meste (çorape prej lëkure) lejohet vetëm për hadethin e vogël (papastërtinë e vogël).
Lejohet që pyetësi të kërkojë nga dijetari argumentin e tij, a është ai tekst apo argumentim dhe ixhtihad i tij, dhe dijetari nuk duhet të ngushtohet nga kjo.
Të treguarit e edukatës së duhur me dijetarët dhe të devotshmit, dhe ulja e zërit në tubimet e diturisë.
Të paditurit t'i mësohet edukata e mirë dhe rregullat e sjelljes.
Inkurajimi për të ndjekur shembullin e Profetit ﷺ në butësinë e tij, moralin e tij të mirë dhe të folurit me njerëzit sipas nivelit të dijes dhe mendjes së tyre.
Mubarakfuriu ka thënë: "Profeti ﷺ e ngriti zërin e tij vetëm nga dhembshuria për të, në mënyrë që të mos i asgjësohej vepra për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar: "Mos i ngrini zërat tuaj mbi zërin e Profetit", kështu, e arsyetoi atë për shkak të padijes së tij, dhe Profeti ﷺ e ngriti zërin e tij derisa u bë i njëjtë me zërin e tij ose më i lartë se ai, prej mëshirës së madhe ndaj tij."
Kujdesi për t'u shoqëruar me njerëzit e mirë, për të qenë afër tyre dhe për t'i dashur ata.
Neveviu ka thënë: "Fakti që ai është bashkë me ta, nuk do të thotë domosdoshmërisht që pozita dhe shpërblimi i tij të jenë si të tyret në çdo aspekt."
Hapja e derës së shpresës dhe optimizmit, përgëzimi për shpëtim dhe butësia në këshillim.
Mëshira e gjerë e Allahut të Lartmadhëruar dhe se Ai e hap derën e pendimit.
Inkurajimi për të nxituar drejt pendimit, për të llogaritur vetveten dhe për t'u kthyer tek Allahu i Lartësuar.
Suneni i Tirmidhiut (5/ 505) (3535).
Suneni i Ibn Maxhes (1/ 302) (478).
Musnedi i Ahmedit (30/ 18) (18095).
Më shumë (7)
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 36).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (1/ 107).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 57).
المعجم الوسيط (2/ 968).
Cituar në libra
6 LibraMë shumë (6)
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 1 «الْمَرْءُ مَعَ مَنْ أَحَبَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ».
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 2«المَرْءُ مَعَ مَنْ أَحَبَّ».
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 2«المَرءُ مَعَ مَنْ أَحَبَّ».
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 2«المَرْءُ مَعَ مَنْ أَحَبَّ».
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (1)، والسيرة النبوبة (1)، والعقيدة (1)، والفقه (1)مجموعة زاد الفقه (1)«كان رسول اﷲ ﷺ يأمرنا إذا كنا سَفْرا ألا نَنْزِعَ خِفَافَنا ثلاثةَ أيامَ ولياليهن إلا مِنْ جَنَابَةٍ، لكن من غائطٍ وبولٍ ونومٍ».
- مشروع منهاج زادكزادك 2 طالب نهائيقال النبي صلى الله عليه وسلم: «الحَجُّ عَرَفَةُ»