Kur thirret ikameti për namaz, nuk ka namaz tjetër përveç atij të detyrueshëm.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Kur të thirret ikameti për namaz, nuk ka namaz përveç atij të detyrueshëm."
«إِذَا أُقِيمَتِ الصَّلَاةُ فَلَا صَلَاةَ إلَّا المَكْتُوبَةُ».
Profeti ﷺ e ndaloi atë që gjendet në xhami të fillojë faljen e namazit nafile (vullnetar) pas thirrjes së ikametit për namazin farz (të detyrueshëm).
Është e ndaluar falja e namazit nafile (vullnetar) kur thirret ikameti për namazin e detyrueshëm, ndërkohë që ai është në xhami.
Është i ndaluar fillimi i një namazi nafile pas thirrjes së ikametit, qoftë ai sunet i rregullt ditor, siç është suneti i sabahut dhe i drekës, apo ndonjë tjetër.
Nëse thirret ikameti për namaz ndërkohë që është në namaz nafile, nëse ka mbetur nga ai më pak se një rekat, e plotëson atë shpejt, e në të kundërtën, e ndërpret atë për të zënë vlerën e tekbirit fillestar.
Sahihu i Muslimit (1/ 493) (710).
Më shumë (1)
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (15/ 246).