Skip to content

Kushdo që mëson një dituri prej asaj me të cilën kërkohet fytyra e Allahut të Lartmadhërishëm, e nuk e mëson atë përveçse për të arritur me të ndonjë përfitim nga kjo botë, nuk do ta gjejë aromën e Xhenetit në Ditën e Kiametit

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kushdo që mëson një dituri prej asaj me të cilën kërkohet fytyra e Allahut të Lartmadhërishëm, e nuk e mëson atë përveçse për të arritur me të ndonjë përfitim nga kjo botë, nuk do ta gjejë aromën e Xhenetit në Ditën e Kiametit” - domethënë, erën e tij."

«مَنْ تَعَلَّمَ عِلْمًا مِمَّا يُبْتَغَى بِهِ وَجْهُ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ لَا يَتَعَلَّمُهُ إِلَّا لِيُصِيبَ بِهِ عَرَضًا مِنَ الدُّنْيَا لَمْ يَجِدْ عَرْفَ الْجَنَّةِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ» يَعْنِي رِيحَهَا.

Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ e sqaroi se kushdo që mëson dijen fetare, e cila në thelb ka për qëllim kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe e mëson atë vetëm për të arritur dhe për të fituar me të ndonjë përfitim dhe të mirë nga kjo botë, si pasuria ose pozita, nuk do ta ndiejë erën e Xhenetit Ditën e Kiametit.

Mësime nga hadithi

Obligueshmëria e sinqeritetit në kërkimin e dijes dhe inkurajimi për këtë.

Paralajmërim i ashpër kundër marrjes së diturisë fetare për syfaqësi ose si mjet për këtë botë, dhe se kjo është prej mëkateve të mëdha.

Atij që kërkon dijen për hir të Allahut të Lartësuar dhe dunjaja i vjen si rrjedhojë, i lejohet ta marrë atë dhe kjo nuk e dëmton atë.

Sindiu ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ, "...erën e Xhenetit..." do të thotë: aroma. Kjo është një formë e ekzagjeruar për të theksuar ndalimin e Xhenetit, sepse ai që nuk ndien erën e një gjëje, nuk mund ta shijojë (arrijë) atë."

Ai që mëson një dituri me të cilën kërkohet fytyra e Allahut, për shkak të një vendi pune apo për qëllime të tjera, duhet të pendohet tek Allahu për këtë. Allahu ia fshin atij atë që ka ndodhur prej qëllimit të prishur, e Ai është Zotëruesi i mirësisë së madhe, i Pastër nga të metat dhe i Lartësuar.

Ky paralajmërim i drejtohet kërkuesit të diturisë fetare, ndërsa ai që kërkon një dituri prej diturive të kësaj bote për hir të të mirave të kësaj bote, si inxhinieria, kimia e të tjera, për hir të kësaj bote, atëherë atij i takon nijeti i tij.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (5/ 504) (3664).

Suneni i Ibn Maxhes (1/ 169) (252).

Musnedi i Ahmedit (14/ 169) (8457).

Më shumë (12)

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (2/ 477).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (16/ 507).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (2/ 957).

بهجة الناظرين.

لسليم الهلالي (2/ 447).

عون المعبود شرح سنن أبي داود.

العظيم آبادي (10/ 70).

حاشية السندي على سنن ابن ماجه.

لمحمد التتوي (1/ 110).