I Dërguari i Allahut ﷺ namazin e fillonte me tekbir, kurse leximin e Kuranit me: “Elhamdu lil-lahi rabbil alemin (Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve).”
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“I Dërguari i Allahut ﷺ namazin e fillonte me tekbir, kurse leximin e Kuranit me: “Elhamdu lilahi rabil alemin (Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve).” Kur binte në ruku, kokën as e ngrinte, as e ulte shumë, por në mes këtyre dyjave. Kur ngrihej nga rukuja, nuk binte në sexhde pa u drejtuar mirë në këmbë. Po ashtu, kur ngrihej nga sexhdeja, nuk binte sërish në sexhde pa u drejtuar mirë ulur. Pas çdo dy rekateve e thoshte etehijatin. Gjatë qëndrimit ulur shputën e majtë e shtrinte dhe ulej mbi të, kurse të djathtën e ngrinte përpjetë (me gishta në tokë). Ai ndalonte uljen shejtançe dhe ndalonte që njeriu t'i shtrijë krahët siç i shtrijnë bishat e egra. Në fund, namazin e përfundonte me selam.”
كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَسْتَفْتِحُ الصَّلَاةَ بِالتَّكْبِيرِ، وَالقِرَاءَةِ، بِـ الحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ العَالَمِينَ، وَكَانَ إِذَا رَكَعَ لَمْ يُشْخِصْ رَأْسَهُ وَلَمْ يُصَوِّبْهُ، وَلَكِنْ بَيْنَ ذَلِكَ، وَكَانَ إِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ الرُّكُوعِ لَمْ يَسْجُدْ حَتَّى يَسْتَوِيَ قَائِمًا، وَكَانَ إِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ السَّجْدَةِ لَمْ يَسْجُدْ حَتَّى يَسْتَوِيَ جَالِسًا، وَكَانَ يَقُولُ فِي كُلِّ رَكْعَتَيْنِ التَّحِيَّةَ، وَكَانَ يَفْرِشُ رِجْلَهُ اليُسْرَى وَيَنْصِبُ رِجْلَهُ اليُمْنَى، وَكَانَ يَنْهَى عَنْ عُقْبَةِ الشَّيْطَانِ، وَيَنْهَى أَنْ يَفْتَرِشَ الرَّجُلُ ذِرَاعَيْهِ افْتِرَاشَ السَّبُعِ، وَكَانَ يَخْتِمُ الصَّلَاةَ بِالتَّسْلِيمِ.
Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar për namazin e Profetit ﷺ se ai e fillonte namazin e tij me tekbirin fillestar, duke thënë: “Allahu ekber”, dhe e fillonte leximin me suren el Fatiha: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve." Ai, kur binte në ruku pas qëndrimit në këmbë, nuk e ngrinte e as nuk e ulte kokën gjatë rukusë, por e mbante atë rrafsh dhe drejt, dhe kur ngrihej nga rukuja, qëndronte drejt në këmbë para se të shkonte në sexhde, ndërsa kur ngrihej nga sexhdja e parë, nuk e bënte sexhden e dytë derisa të qëndronte i qetë ulur. Ai ulej pas çdo dy rekatesh për teshehud dhe thoshte: "Et Tehijjatul lil-lahu ues salevatu uet tajjibatu...", dhe kur ulej ndërmjet dy sexhdeve ose për teshehud, e shtrinte këmbën e majtë dhe ulej mbi të, ndërsa këmbën e djathtë e mbante të ngritur. Ndalohet që namazliu të ulet në namazin e tij si ulja e shejtanit, e kjo duke i shtrirë shputat në tokë e duke u ulur mbi thembra, ose duke i ngjitur të ndenjurat në tokë e duke i vendosur kërcejtë pingul me tokën, si dhe duke i vendosur duart në tokë ashtu siç shtrihet qeni; apo që namazliu t'i shtrijë parakrahët e tij dhe t'i lëshojë ata në tokë gjatë sexhdes, siç i shtrijnë bishat e egra. Ai e përfundonte namazin duke dhënë selam: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah", një herë nga e djathta dhe një herë tjetër nga e majta.
Sqarimi i diçkaje nga forma e namazit të Profetit ﷺ.
Obligueshmëria e tekbirit fillestar, i cili ndalon çdo fjalë dhe vepër që bie ndesh me fjalët dhe veprat e namazit, dhe se asnjë shprehje tjetër përveç kësaj nuk zë vendin e tij për të hyrë në namaz.
Obligueshmëria e leximit të sures el Fatiha.
Është e obligueshme rukuja, dhe më e mira në të është qëndrimi drejt, pa e ngritur dhe pa e ulur (kokën).
Obligueshmëria e ngritjes nga rukuja dhe obligueshmëria e qëndrimit drejt në këmbë pas saj.
Është e obligueshme sexhdeja, si dhe është e obligueshme ngritja nga ajo dhe qëndrimi drejt ulur pas saj.
Ligjëshmëria e shtrirjes së këmbës së majtë nga namazliu, duke e mbajtur të djathtën të ngritur gjatë uljes në namaz. Ndërsa në teshehudin e fundit në namazet që kanë nga dy teshehude, si akshami dhe jacia, është e ligjësuar ulja në formën e teverrukut (ulja në teshehudin e fundit, ku namazliu ulet mbi pjesën e majtë të vitheve, e vendos këmbën e djathtë të ngritur dhe e nxjerr këmbën e majtë nga poshtë kërcirit të këmbës së djathtë (redaktor i)) dhe për këtë janë transmetuar hadithe të tjera.
Është e ndaluar t’i ngjajë shejtanit në mënyrën e të ulurit, dhe kjo duke u ulur mbi thembra e duke i shtrirë këmbët në tokë, ose duke i mbajtur ato ngritur dhe duke u ulur mes tyre në tokë.
Ndalohet përngjasimi me bishat e egra në shtrirjen e tyre në tokë, e kjo ndodh kur namazliu i shtrin parakrahët e tij në tokë, sepse kjo është shenjë e përtacisë dhe e dobësisë.
Është e ndaluar ta imitojmë shejtanin dhe kafshët në veprimet e tyre.
Obligueshmëria e përfundimit të namazit me selam, i cili është lutje për namazlinjtë, për të pranishmit dhe për ata që mungojnë e janë të devotshëm, për shpëtim nga të gjitha të këqijat dhe të metat.
Obligueshmëria e qetësisë në namaz.
Sahihu i Muslimit (1/ 357) (498).
Më shumë (11)
شرح النووي على مسلم (4/ 213).
سبل السلام.
لمحمد الصنعاني (1/ 248 ).
توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (2/ 172).
فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.
لابن عثيمين (2/ 51).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (2/ 189).
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
لعبد الله البسام (ص145).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمالصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمكَانَ رَسُولُ اللهِ ﷺ يَسْتَفْتِحُ الصَّلَاةَ بِالتَّكْبِيرِ، وَالْقِرَاءَةِ، بِ ﴿ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ﴾، وَكَانَ إِذَا رَكَعَ لَمْ يُشْخِصْ رَأْسَهُ، وَلَمْ يُصَوِّبْهُ وَلَكِنْ بَيْنَ ذَلِكَ، وَكَانَ إِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهم« كَانَ رَسُولُ اللهِ ﷺ يَسْتَفْتِحُ الصَّلَاةَ بِالتَّكْبِيرِ، وَالْقِرَاءَةِ، بِ ﴿ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ﴾، وَكَانَ إِذَا رَكَعَ لَمْ يُشْخِصْ رَأْسَهُ، وَلَمْ يُصَوِّبْهُ وَلَكِنْ بَيْنَ ذَلِكَ، وَكَانَ إِذَا رَفَعَ رَأْسَه
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (1)، والسيرة النبوبة (1)، والعقيدة (1)، والفقه (1)مجموعة زاد الفقه (1)«وَكَانَ إِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنْ الرُّكُوعِ لَمْ يَسْجُدْ حَتَّى يَسْتَوِيَ قَائِماً».