O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe përtacia, nga frika, koprracia, pleqëria e thellë dhe nga dënimi i varrit. O Allah, jepi shpirtit tim devotshmërinë e tij dhe pastroje atë, sepse Ti je më i Miri që e pastron. Ti je Mbrojtësi dhe Zotëruesi i tij. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dituria që nuk bën dobi, nga zemra që nuk ka frikë, nga shpirti që nuk ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet.
Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk ju them gjë tjetër përveç asaj që thoshte i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai thoshte:
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe përtacia, nga frika, koprracia dhe pleqëria e thellë, dhe nga dënimi i varrit. O Allah, jepi shpirtit tim devotshmërinë e tij dhe pastroje atë, sepse Ti je më i Miri që e pastron. Ti je Mbrojtësi dhe Zotëruesi i tij. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dituria që nuk bën dobi, nga zemra që nuk ka frikë, nga shpirti që nuk ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet.”
«اللهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْجُبْنِ وَالْبُخْلِ وَالْهَرَمِ وَعَذَابِ الْقَبْرِ، اللهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا، اللهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عِلْمٍ لَا يَنْفَعُ، وَمِنْ قَلْبٍ لَا يَخْشَعُ، وَمِنْ نَفْسٍ لَا تَشْبَعُ، وَمِنْ دَعْوَةٍ لَا يُسْتَجَابُ لَهَا».
Profeti ﷺ lutej: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde" dhe mbështetem te Ti "nga paaftësia", nga pamundësia për të gjetur një rrugëdalje të dobishme, dhe "përtacia", nga mungesa e vullnetit për veprim, sepse i paafti nuk mund ta gjejë rrugëdaljen, ndërsa përtaci nuk e dëshiron atë. Dhe nga "frika", duke u shmangur nga ndërmarrja e asaj që duhet bërë, dhe "koprracia", duke mos dhënë atë që duhet dhënë. Dhe nga "pleqëria e thellë", mosha e thyer e cila çon në dobësimin e trupit, si dhe nga "dënimi i varrit" dhe shkaqet që çojnë drejt tij. "O Allah, jepi shpirtit tim", dhuroji dhe mundësoji "devotshmërinë e tij" me anë të kryerjes së akteve të adhurimit dhe lënies së mëkateve, "dhe pastroje atë" e dëlire nga veset dhe moralet e ulëta, "Ti je më i Miri që e pastron" dhe askush tjetër nuk mund ta pastrojë atë përveç Teje, "Ti je Mbrojtësi i tij" Ndihmëtari dhe Kujdestari i tij, "dhe Zotëruesi i tij" Ai që merr përsipër çështjet e tij, Zoti, Pronari dhe Bamirësi i tij. “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dituria që nuk bën dobi”, siç është astrologjia, falli dhe magjia, ose ajo që nuk bën dobi në botën tjetër, ose dituria me të cilën nuk veprohet; “nga zemra që nuk ka frikë” ndaj Teje, që nuk nënshtrohet, nuk qetësohet dhe nuk gjen prehje në përmendjen Tënde; “nga shpirti që nuk ngopet” dhe nuk mjaftohet me atë që Allahu i ka dhënë dhe e ka furnizuar nga të mirat e lejuara; “dhe nga lutja” e refuzuar “që nuk pranohet.”
Është i pëlqyeshëm kërkimi i mbrojtjes së Alllahut nga këto gjëra të përmendura në hadith.
Inkurajimi për devotshmërinë, përhapjen e diturisë dhe veprimin sipas saj.
Dituria e dobishme është ajo që e pastron shpirtin dhe ngjall në të frikën ndaj Zotit të Lartmadhëruar, kështu që ajo përhapet prej tij në të gjitha gjymtyrët.
Zemra e përulur është ajo që ka frikë dhe dridhet kur përmendet Allahu, pastaj zbutet dhe qetësohet.
Qortimi i lakmisë ndaj kësaj bote dhe i mosngopjes me dëshirat dhe kënaqësitë e saj, prandaj shpirti i pangopur dhe lakmitar ndaj kënaqësive të kësaj bote është armiku më i madh i njeriut, dhe për këtë arsye i Dërguari i Allahut ﷺ kërkoi mbrojtje prej tij.
Njeriu duhet të largohet nga shkaqet e refuzimit të lutjes dhe mospranimit të saj.
Neveviu ka thënë: "Ky hadith dhe lutje të tjera me rimë janë dëshmi për atë që kanë thënë dijetarët, se rima e qortuar në lutje është ajo e ekzagjeruar dhe jo e natyrshme, sepse ajo largon përkushtimin, nënshtrimin dhe sinqeritetin, si dhe shpërqendron nga përgjërimi, ndjenja e nevojës dhe zbrazja e zemrës. Ndërsa, ajo që vjen pa teprim dhe pa e sforcuar mendjen, për shkak të elokuencës së përkryer apo të ngjashme me këtë, ose kur është e mësuar përmendsh, nuk ka asgjë të keqe me të, përkundrazi, ajo është e mirë."
Sahihu i Muslimit (4/ 2088) (2722).
Më shumë (6)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 550).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (17/ 420).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1009).
Cituar në libra
19 LibraMë shumë (18)
- أدعية جامعةاللَّهمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا.
- أدعية جامعةاللَّهمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عِلْمٍ لَا يَنْفَعُ، وَمِنْ قَلْبٍ لَا يَخْشَعُ، وَمِنْ نَفْسٍ لَا تَشْبَعُ، وَمِنْ دَعْوَةٍ لَا يُسْتَجَابُ لَهَا.
- أدعية جامعةأدعية جامعة (للحرمين)11. «اللَّهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا».
- أدعية جامعةأدعية جامعة (للحرمين)12. «اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عِلْمٍ لَا يَنْفَعُ، وَمِنْ قَلْبٍ لَا يَخْشَعُ، وَمِنْ نَفْسٍ لَا تَشْبَعُ، وَمِنْ دَعْوَةٍ لَا يُسْتَجَابُ لَهَا».
- الدعاء من الكتاب والسنة الدعاء ويليه العلاج بالرقى من الكتاب والسنة (للوزارة)60- ((اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْعَجْزِ، وَالْكَسَلِ، وَالْجُبْنِ، وَالْبُخْلِ، وَالْهَرَمِ، وَعَذَابِ الْقَبْرِ، اللَّهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا، اللَّه
- الدعاء ويليه العلاج بالرقى من الكتاب والسنةالدعاء من الكتاب والسنة60- ((اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْعَجْزِ، وَالْكَسَلِ، وَالْجُبْنِ، وَالْبُخْلِ، وَالْهَرَمِ، وَعَذَابِ الْقَبْرِ، اللَّهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا، اللَّه
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"اللهم إني أعوذ بك من العجز والكسل والجُبن والبخل والهرم وعذاب القبر، اللهم آت نفسي تقواها، وزكها أنت خيرُ من زكاها. أنت وليها ومولاها. اللهم إني أعوذ بك من علم لا ينفع، ومن قلب لا يخشع، ومن نفس لا تشبع، ومن دعوة لا يستجاب لها" .
- المختصر في آداب السفر وصفة الحج والعمرة وآداب الزيارة والأدعية الجامعة مع ملحق بالفتاوى والمخالفات4- أدعية جامعة (للحرمين)«اللَّهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا».
- المختصر في آداب السفر وصفة الحج والعمرة وآداب الزيارة والأدعية الجامعة مع ملحق بالفتاوى والمخالفات4- أدعية جامعة (للحرمين)«اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عِلْمٍ لَا يَنْفَعُ، وَمِنْ قَلْبٍ لَا يَخْشَعُ، وَمِنْ نَفْسٍ لَا تَشْبَعُ، وَمِنْ دَعْوَةٍ لَا يُسْتَجَابُ لَهَا».
- تطبيق القرآن والأذكارأدعية النبي صلى الله عليه وسلم 60- ((اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْعَجْزِ، وَالْكَسَلِ، وَالْجُبْنِ، وَالْبُخْلِ، وَالْهَرَمِ، وَعَذَابِ الْقَبْرِ، اللَّهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا، اللَّه
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«اللهم إنِّي أعوذُ بكَ مِنَ العجْزِ والكَسَلِ، والبُخْلِ والهرَمِ، وعذابِ القَبْرِ. اللّهم آتِ نَفْسي تقْوَاهَا، وزَكِّهَا أنْتَ خيرُ مَنْ زَكَّاهَا، أنْتَ وليُّهَا وَمَوْلاهَا، اللهم إنِّي أعوذُ بكَ من علمٍ لا ينْفعُ، ومِنْ قَلْبٍ لا يَخْش
- فضل الدعاء وآدابه والأوقات التي يستحب فيها"اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ العَجزِ وَالكَسَلِ، وَالجُبنِ وَالبُخلِ، وَالهَرَمِ وَعَذَابِ القَبرِ، اللَّهُمَّ آتِ نَفسِي تَقوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنتَ خَيرُ مَن زَكَّاهَا، أَنتَ وَلِيُّهَا وَمَولاهَا، اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ م
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (4)التربية الإسلامية 4«اللهمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ منْ عِلْمٍ لا يَنْفَعُ، وَمنْ قَلْبٍ لا يَخْشَعُ».
- مشروع منهاج زادكزادك 3 طالب نهائي«اللهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا»
- مشروع منهاج زادكزادك 3 طالب نهائي«اللهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا»
- نبراس طالب (3)نبراس طالب 3«اللهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا»
- نبراس طالب (3)نبراس طالب 3«اللهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا»
- نبراس طالب (3)نبراس طالب 3«اللهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا»