“Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”
Ebu Hamza Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shërbëtori i të Dërguarit të Allahut ﷺ, transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”
«لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ، حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se besimi i plotë nuk mund të realizohet tek asnjë musliman derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete, si: kryerja e adhurimeve dhe llojet e ndryshme të mirësive të kësaj bote dhe të botës tjetër. Si dhe të mos dëshirojë për të ato gjëra që nuk i dëshiron për veten e tij. Nëse sheh mangësi te fetaria e vëllait të tij musliman, duhet të përpiqet ta përmirësojë, e, nëse sheh shenja të mira tek ai, duhet ta orientojë, ta ndihmojë dhe ta këshillojë në çështjet e fesë dhe të jetës.
Ky hadith dëshmon se është obligim që njeriu të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete, sepse mohimi i imanit (besimit) të atij që nuk do për vëllanë e tij atë që do për veten tregon se kjo gjë është obligim.
Vëllazëria për hir të Allahut është mbi vëllazërinë e prejardhjes, prandaj e drejta e saj është më e detyrueshme.
Ndalimi i të gjitha fjalëve dhe veprimeve që kundërshtojnë këtë dashuri, si: mashtrimi, përgojimi, zilia dhe padrejtësia ndaj muslimanit në jetën, pasurinë dhe nderin e tij.
Në këtë hadith janë përdorur disa fjalë inkurajuese që e nxisin besimtarin të kryej veprën për të cilën po urdhërohet, si fjala në hadith: "për vëllanë e vet."
Kirmani (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Pjesë e besimit është edhe të urrejë për vëllanë e tij të keqen që e urren për veten e vet. Ndonëse nuk është përmendur në hadith, por ajo përfshihet automatikisht sepse të duash për dikë diçka detyrimisht kërkon të urresh për të të kundërtën e saj. Pra, arsyeja e mospërmendjes së urrejtjes së të keqes në hadith vjen nga fakti se ajo është e nënkuptuar.
Sahihu i Buhariut (1/ 12) (13).
Sahihu i Muslimit (1/ 67) (45).
Më shumë (23)
التحفة الربانية في شرح الأربعين حديثًا النووية.
مطبعة دار نشر الثقافة.
الإسكندرية.
الطبعة: الأولى.
1380 هـ.
شرح الأربعين النووية.
للشيخ ابن عثيمين.
دار الثريا للنشر.
فتح القوي المتين في شرح الأربعين وتتمة الخمسين.
دار ابن القيم.
الدمام المملكة العربية السعودية.
الطبعة: الأولى.
1424هـ/2003م.
الفوائد المستنبطة من الأربعين النووية.
للشيخ عبد الرحمن البراك.
دار التوحيد للنشر.
الرياض.
الأحاديث الأربعون النووية وعليها الشرح الموجز المفيد.
لعبد الله بن صالح المحسن.
نشر: الجامعة الإسلامية.
المدينة المنورة.
الطبعة: الثالثة.
404هـ/1984م.
Cituar në libra
16 LibraMë shumë (16)
- الحديث زاد 4الحديث 4«لا يُؤْمنُ أَحَدُكُمْ، حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ ما يُحِبُّ لِنَفْسِهِ».
- المناهج التعليمية - الصف السادسالمناهج الدراسية - الحديث - الصف السادس - الفصل الثاني«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»
- تحفة الأخيار تحفة الأخيار (ببيان جملة نافعة مما ورد في الكتاب والسنة من الأدعية والأذكار)«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ، حَتَّى يُحِبَّ لأَِخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ» [101]
- سؤال وجواب حول الإسلام«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ، حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ؛ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»[74].
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»[91].
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»[196].
- مجموعة زاد الحديث(2)1«لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ، حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ».
- مجموعة زاد الحديث(3)1«حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»
- مشروع المنهج التعليميمادة الحديث مستوى 1«لا يُؤْمِنُ أَحدُكُمْ حتى يُحِبّ لأِخِيه ما يُحِبّ لِنَفْسِهِ»
- مشروع المنهج التعليميمادة الحديث مستوى 2«لَا يُؤْمِنُ أحَدُكُمْ، حتَّى يُحِبَّ لأخِيهِ ما يُحِبُّ لِنَفْسِهِ».
- نبراس طالب (1)1«لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»
- نبراس طالب (1)1«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»
- نبراس طالب (1)1«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»
- نبراس طالب (3)نبراس طالب 3«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»
- يومي الأول في الإسلام«لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ، حَتَّى يُحِبَّ لِأَخِيهِ مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ»