Merr abdes në mënyrë të plotë, fërkoji hapësirat mes gishtave dhe fute thellë ujin në hundë, përveç rastit kur je me agjërim.
Lekit ibn Sabira (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:
"Isha i dërguari i fisit benu muntefik - apo pjesë e delegacionit të menu muntefikëve - tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Kur mbërritëm tek i Dërguari i Allahut ﷺ, nuk e gjetëm në shtëpi, por aty hasëm Aishen, nënën e besimtarëve. Ajo urdhëroi që të na bënin ca çorbë, të cilën na e sollën. Na sollën edhe një kina - e kinaja është një enë me hurma Arabie - e mandej erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “A hëngrët gjë?" - ose ka thënë: "A kanë porositur ndonjë gjë për ju?” I thamë: "Po, o i Dërguari i Allahut." Ndërkohë që ishim të ulur me të Dërguarin e Allahut ﷺ, ja ku vjen bariu që po i kthente delet në torishtë, e bashkë me të ishte edhe një qengj që blegërinte. Ai i tha: “Çfarë të polli, o filan?” Bariu i tha: "Një të vogël (qengj)." Ai i tha: “Atëherë ther për ne një dele në vend të saj.” Pastaj shtoi: “Mos mendo (la tahsibenne)” - e nuk tha trajtën tjetër gjuhësore (la tahsebenne) - “se ne e therëm atë për ty. Ne kemi njëqind dele dhe nuk duam që numri i tyre të shtohet, prandaj, sa herë që bariut i pjell bagëtia, ne therim një dele në vend të saj.” (Transmetuesi) thotë: Unë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, unë kam një grua, por ajo e ka gjuhën pak të lëshuar - e kishte fjalën që përdor fjalor të rëndë." Ai më tha: “Atëherë ndahu prej saj!” Unë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, ne kemi jetuar një kohë të gjatë bashkë dhe unë kam fëmijë me të." Ai tha: “Atëherë urdhëroje atë” - do të thotë: këshilloje - “e nëse tek ajo ka mirësi, ajo do të të bindet. Dhe kurrsesi mos e rrih bashkëshorten tënde ashtu siç rreh skllaven tënde!” Atëherë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më trego për abdesin." Ai më tha: “Merre abdesin në mënyrë të plotë, fërkoji hapësirat mes gishtave dhe fute thellë ujin në hundë, përveç rastit kur je me agjërim.”"
كُنْتُ وَافِدَ بَنِي الْمُنْتَفِقِ -أَوْ فِي وَفْدِ بَنِي الْمُنْتَفِقِ- إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَ: فَلَمَّا قَدِمْنَا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَلَمْ نُصَادِفْهُ فِي مَنْزِلِهِ، وَصَادَفْنَا عَائِشَةَ أُمَّ الْمُؤْمِنِينَ، قَالَ: فَأَمَرَتْ لَنَا بِخَزِيرَةٍ، فَصُنِعَتْ لَنَا، قَالَ: وَأُتِينَا بِقِنَاعٍ -وَالْقِنَاعُ: الطَّبَقُ فِيهِ تَمْرٌ- ثُمَّ جَاءَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: «هَلْ أَصَبْتُمْ شَيْئًا؟ أَوْ أُمِرَ لَكُمْ بِشَيْءٍ؟» قَالَ: قُلْنَا: نَعَمْ، يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَالَ: فَبَيْنَا نَحْنُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ جُلُوسٌ، إِذْ دَفَعَ الرَّاعِي غَنَمَهُ إِلَى الْمُرَاحِ، وَمَعَهُ سَخْلَةٌ تَيْعَرُ، فَقَالَ: «مَا وَلَّدْتَ يَا فُلَانُ؟»، قَالَ: بَهْمَةً، قَالَ: «فَاذْبَحْ لَنَا مَكَانَهَا شَاةً»، ثُمَّ قَالَ: «لَا تَحْسِبَنَّ» وَلَمْ يَقُلْ: لَا تَحْسَبَنَّ «أَنَّا مِنْ أَجْلِكَ ذَبَحْنَاهَا، لَنَا غَنَمٌ مِائَةٌ لَا نُرِيدُ أَنْ تَزِيدَ، فَإِذَا وَلَّدَ الرَّاعِي بَهْمَةً، ذَبَحْنَا مَكَانَهَا شَاةً» قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ لِي امْرَأَةً وَإِنَّ فِي لِسَانِهَا شَيْئًا -يَعْنِي الْبَذَاءَ- قَالَ: «فَطَلِّقْهَا إِذن»، قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّ لَهَا صُحْبَةً، وَلِي مِنْهَا وَلَدٌ، قَالَ: «فَمُرْهَا» يَقُولُ: عِظْهَا، «فَإِنْ يَكُ فِيهَا خَيْرٌ فَسَتَفْعَلْ، وَلَا تَضْرِبْ ظَعِينَتَكَ كَضَرْبِكَ أُمَيَّتَكَ» فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَخْبِرْنِي عَنِ الْوُضُوءِ، قَالَ: «أَسْبِغِ الْوُضُوءَ، وَخَلِّلْ بَيْنَ الْأَصَابِعِ، وَبَالِغْ فِي الِاسْتِنْشَاقِ إِلَّا أَنْ تَكُونَ صَائِمًا».
Lekit ibn Sabira (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se vajti me një delegacion tek Profeti ﷺ bashkë me të tjerë nga fisi i tij, benu muntefik, dhe tha: Nuk e gjetëm atë në shtëpi, por ja që takuam nënën e besimtarëve, Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila urdhëroi që të na përgatitej çorbë, dhe na u shërbye një pjatë me hurma. Pastaj erdhi Profeti ﷺ dhe tha: "A ju është ofruar ndonjë ushqim?" Ne thamë: "Po!" Lekiti tha: "Ndërsa ishim të ulur me të ﷺ, ja ku erdhi bariu i deleve të Profetit ﷺ duke i drejtuar ato drejt vendit të fjetjes dhe mbante me vete një kec që blegrinte. Ai tha: "Çfarë ka pjellë?"" - Femër, - tha ai. Ai tha: “Ther për ne në vend të saj një dele të rritur”. Pastaj tha Profeti ﷺ: "Mos mendo se u munduam dhe e therëm atë për ju, porse ne kemi dhen, numri i të cilave është njëqind, dhe nuk duam që ato të shtohen mbi këtë numër. Andaj, nëse vjen një i porsalindur, ne therim një në vend të tij." Lekiti tha: Thashë: "O i Dërguar i Allahut, gruaja ime e ka gjuhën të gjatë dhe përdor fjalë fyese, si të veproj me të?" - Atëherë divorcoje atë, - tha ai. Thashë: “O i Dërguari i Allahut, ajo ka një shoqëri të gjatë me mua dhe prej saj kam pasardhës.” Ai tha: "Këshilloje, e nëse ka mirësi në të, ajo do t'i përgjigjet këshillës sate. E nëse nuk i përgjigjet, atëherë godite me një goditje të lehtë dhe jo të dëmshme, dhe mos e godit ashtu siç godet skllevërit e tu." Pastaj Lekiti tha: "O i Dërguari i Allahut, më trego për abdesin." Ai tha: "Bëj që uji të arrijë në vendet e duhura gjatë abdesit, jepi çdo gjymtyre hisen që i takon, dhe mos lër mangët asgjë nga farzet dhe sunetet e tij; ndaji gishtat e duarve dhe të këmbëve gjatë larjes së tyre (duke e futur ujin mes tyre), si dhe thellohu në thithjen e ujit brenda në hundë e në nxjerrjen e tij gjatë abdesit, përveç nëse je me agjërim, në mënyrë që uji të mos depërtojë në brendësinë tënde."
Ligjshmëria e nderimit të mysafirit.
Përsosja e avdesit është dyllojëshe: 1. Përsosje e detyrueshme, pa të cilën nuk plotësohet avdesi, që nënkupton larjen duke e përfshirë tërësisht vendin. 2. Përsosje e pëlqyeshme, pa të cilën plotësohet avdesi, që nënkupton atë çka shtohet më shumë se e detyrueshmja nga larja e dytë dhe e tretë, pra kjo është gjë e preferuar.
Pëlqehet fërkimi ndërmjet gishtërinjve të duarve dhe të këmbëve gjatë larjes së tyre, dhe fërkimi i tyre bën që uji të arrijë ndërmjet tyre.
Tibiu ka thënë: "Profeti ﷺ u përgjigj vetëm për disa nga sunetet e abdesit, ngase pyetësi e njihte bazën e abdesit."
Prej virtyteve fisnike të Profetit ﷺ ishte kujdesi i tij për ndjenjat e të tjerëve dhe marrja parasysh e gjendjes së tyre shpirtërore.
Hadithi është argument për obligimin e shpëlarjes së gojës gjatë abdesit.
Hadithi është argument se është e pëlqyeshme që shpërlarja e hundës përsëmbrendshmi të bëhet bukur mirë, përveçse për agjëruesin, për të cilin nuk është e pëlqyeshme, në mënyrë që shpërlarja e hundës bukur mirë të mos bëhet shkak që uji të hyjë nga hunda në fyt dhe ta prishë agjërimin.
Në këtë ka argument se migrimi (hixhreti) nuk është obligim për çdokënd që pranon Islamin, sepse fisi benu muntefik dhe të tjerët nuk migruan, por dërguan delegacionet e tyre. E njëjta gjë vlen nëse ai gjendet në një vend ku ka mundësi ta shfaqë fenë.
Suneni i Ebu Davudit (1/ 99) (142).
Suneni i Tirmidhiut (2/ 146) (788).
Suneni i Nesaiut (1/ 66) (87).
Suneni i Ibn Maxhes (1/ 262) (407).
Më shumë (8)
توضيح الأحكام من بلوغ المرام.
للبسام (1/ 217).
سُبل السلام.
للصنعاني (1/ 66 ).
فتح ذي الجلال والإكرام بشرح بلوغ المرام.
لابن عثيمين (1/ 183).
منحة العلَّام.
لعبد الله الفوزان (1/ 174).
Cituar në libra
7 LibraMë shumë (7)
- الصيام ومجموعة أسئلة في أحكامه«أَسْبِغِ الوُضُوءَ، وَخَلِّلْ بَيْنَ الأَصَابِعِ، وَبَالِغْ فِي الِاسْتِنْشَاقِ إِلَّا أَنْ تَكُونَ صَائِمًا»[51]،
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 6«أَسْبغِ الْوُضُوءَ، وَخَلِّلْ بَيْنَ الأَصَابعِ، وَبَالغْ في الاسْتِنْشَاقِ إلَّا أَنْ تكُونَ صَائماً».
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«أَسْبِغِ الوُضُوءَ، وَخَلِّلْ بَيْنَ الأَصَابِعِ، وَبَالِغْ فِي الِاسْتِنْشَاقِ، إِلَّا أَنْ تَكُونَ صَائِمًا»[20].
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (1)، والسيرة النبوبة (1)، والعقيدة (1)، والفقه (1)مجموعة زاد الفقه (1)«بالِغْ في الاستِنشاقِ إلا أن تكونَ صائما»
- مجموعة زاد الفقه (3)الفقه 3«وبالغْ في الاستنشاقِ إلا أنْ تكونَ صائمًا»
- من أحكام الصيام«وَبَالِغْ فِي الاستِنشَاقِ إِلَّا أَنْ تَكُونَ صَائِمًا» [21].
- نبراس طالب (3)نبراس طالب 3وَبَالِغْ فِي الِاسْتِنْشَاقِ إِلَّا أَنْ تَكُونَ صَائِمًا»