Skip to content

Vlera e dijetarit kundrejt vlerës së adhuruesit është sikur vlera ime kundrejt më të ulëtit prej jush.

Ebu Umame Bahiliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: Të Dërguarit të Allahut ﷺ iu përmendën dy burra, njëri adhurues dhe tjetri dijetar, e i Dërguari i Allahut ﷺ tha:

"Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është sikurse vlera ime ndaj më të ulëtit prej jush.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vërtet Allahu e lavdëron, ndërsa melekët e Tij, banorët e qiejve dhe të tokës, saqë edhe milingona në folenë e saj, madje edhe peshqit, luten për atë që u mëson njerëzve të mirën.”

«فَضْلُ العَالِمِ عَلَى العَابِدِ كَفَضْلِي عَلَى أَدْنَاكُمْ»، ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «إِنَّ اللَّهَ وَمَلاَئِكَتَهُ وَأَهْلَ السَّمَوَاتِ وَالأَرَضِينَ حَتَّى النَّمْلَةَ فِي جُحْرِهَا وَحَتَّى الحُوتَ لَيُصَلُّونَ عَلَى مُعَلِّمِ النَّاسِ الخَيْرَ».

Transmeton Tirmidhiu.
Hadith hasen li-gajrihi.
Shpjegimi

Të Dërguarit të Allahut ﷺ iu përmendën dy burra, njëri adhurues dhe tjetri dijetar, dhe (u pyet se) cili prej tyre është më i mirë? Profeti ﷺ tha: Vlera e dijetarit të shkencave fetare, i cili vepron sipas tyre dhe ua mëson ato të tjerëve, kundrejt vlerës së adhuruesit të përkushtuar ndaj adhurimit - krahas njohjes së asaj që e ka obligim nga dija - është sikur vlera dhe nderi i Profetit ﷺ kundrejt sahabiut me gradën më të ulët. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi arsyen e kësaj, se Allahu i Lartësuar e lavdëron, ndërsa melekët e Tij, bartësit e Arshit, banorët e qiejve nga melekët e tjerë, banorët e Tokës prej njerëzve, xhinëve dhe të gjitha kafshëve, madje edhe milingona në folenë e saj në thellësi të Tokës, si dhe balena e peshqit e detit – me qëllim që të përfshihen gjallesat e tokës dhe të detit – të gjithë këta luten për të mirën e atij që ua mëson njerëzve dituritë e fesë, në të cilat gjendet shpëtimi dhe suksesi i njerëzve.

Mësime nga hadithi

Ndër metodat e thirrjes tek Allahu janë inkurajimi dhe dhënia e shembujve.

Madhështia e nderit të dijetarëve, të cilët e kanë mësuar dijen dhe e kanë përmbushur hakun e saj me vepra dhe thirrje.

Inkurajimi për nderimin e dijetarëve dhe kërkuesve të dijes, si dhe për të bërë lutje për ta.

Nxitja për t'u mësuar njerëzve atë që është e mirë, sepse është shkaku i shpëtimit dhe lumturisë së tyre.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (4/ 416) (2685).

Më shumë (12)

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (16/ 481).

مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.

لعلي القاري (1/ 298).

فيض القدير شرح الجامع الصغير.

للمناوي (4/ 432).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 469).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص758).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (2/ 954).