Skip to content

"I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

"I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."

أَوْصَانِي خَلِيلِي صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِثَلاَثٍ: صِيَامِ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ مِنْ كُلِّ شَهْرٍ، وَرَكْعَتَيِ الضُّحَى، وَأَنْ أُوتِرَ قَبْلَ أَنْ أَنَامَ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i dashuri dhe shoku i tij, Profeti ﷺ, e këshilloi dhe i la amanet tri gjëra: E para: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji (hënor). E dyta: Faljen e dy rekateve të namazit të duhasë çdo ditë. E treta: Falja e vitrit para gjumit, për atë i cili frikësohet se nuk mund të zgjohet në fund të natës.

Mësime nga hadithi

Meqë këshillat e porositë e Profetit ﷺ drejtuar sahabëve ishin të ndryshme, kjo bazohej në dijen e tij ﷺ mbi gjendjet dhe rrethanat e sahabëve dhe në atë që i përshtatej secilit prej tyre. Për të fortin ishte i përshtatshëm xhihadi, për adhuruesin ishte i përshtatshëm adhurimi, për dijetarin ishte e përshtatshme dija, e kështu me radhë.

Ibën Haxher Askalaniu, rreth fjalës profetike: "Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji", shprehet: "Në aspektin e jashtëm, duket se për qëllim janë tri ditët e bardha, të cilat janë: dita e trembëdhjetë, e katërmbëdhjetë dhe e pesëmbëdhjetë e muajit hixhri (hënor)."

Ibën Haxher Askalaniu ka thënë: "Nga ky hadith përfitojmë se është e preferuar falja e vitrit para gjumit. Kjo vlen për atë që nuk është i sigurt se do të zgjohet."

Rëndësia e këtyre tri veprave qëndron në faktin se Profeti ﷺ i ka këshilluar disa prej sahabëve të tij me to.

Ibën Dekik Idi, rreth fjalës profetike: "... faljen e dy rekateve të duhasë," është shprehur: "Ndoshta e ka përmendur minimumin që mjafton për të përmbushur kryerjen e saj. Gjithashtu kjo tregon se falja e namazit të duhasë është e pëlqyer, dhe se më e pakta për këtë është dy rekate."

Koha e namazit të duhasë fillon rreth një çerek ore pas lindjes së diellit dhe zgjat afërsisht dhjetë minuta para namazit të drekës. Sa i përket numrit të rekateve, minimumi i tyre është dy rekate, ndërsa për maksimumin ka mendime të ndryshme: disa thonë se janë tetë rekate, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka kufi për numrin maksimal.

Koha e vitrit fillon pas namazit të jacisë dhe zgjat deri në agim. Minimumi i tij është një rekat, ndërsa maksimumi njëmbëdhjetë rekate.

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 41) (1981).

Sahihu i Muslimit (1/ 499) (721).

Më shumë (6)

تيسير العلام.

للبسام (ص342).

تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.

لابن عثيمين (3/ 456).

خلاصة الكلام على عمدة الأحكام.

لفيصل آل مبارك (ص159).