Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa kjo ndaj fëmijës së saj
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!):
“Njëherë, Pejgamberit ﷺ i sollën ca robër, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. Meqë i ishte akumuluar qumështi i gjirit me bollëk, sa herë që gjente ndonjë foshnjë në mesin e robërve, e mbështeste për barku dhe i jepte gji (derisa e gjeti edhe të birin e saj).” Pejgamberi ﷺ na tha: “A mendoni se (pas gjithë kësaj) kjo do ta hidhte fëmijën e saj në zjarr?” Ne thamë: “Me vullnetin e saj jo.” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa kjo ndaj fëmijës së saj.”
قَدِمَ عَلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَبْيٌ، فَإِذَا امْرَأَةٌ مِنَ السَّبْيِ قَدْ تَحْلُبُ ثَدْيَهَا تَسْقِي، إِذَا وَجَدَتْ صَبِيًّا فِي السَّبْيِ أَخَذَتْهُ، فَأَلْصَقَتْهُ بِبَطْنِهَا وَأَرْضَعَتْهُ، فَقَالَ لَنَا النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «أَتُرَوْنَ هَذِهِ طَارِحَةً وَلَدَهَا فِي النَّارِ؟» قُلْنَا: لاَ، وَهِيَ تَقْدِرُ عَلَى أَلَّا تَطْرَحَهُ، فَقَالَ: «لَلَّهُ أَرْحَمُ بِعِبَادِهِ مِنْ هَذِهِ بِوَلَدِهَا».
Te Pejgamberi ﷺ u sollën disa robër nga Hevazini, dhe ja, mes tyre ishte një grua që kërkonte foshnjën e saj. Kur gjeti një foshnjë, e mori atë dhe i dha gji, për shkak të mundimit nga grumbullimi i qumështit në gjinjtë e saj. Pastaj e gjeti fëmijën e saj mes robërve, e mori atë, e shtrëngoi pas barkut të saj dhe i dha gji. Atëherë, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) u tha shokëve të tij: A mendoni se kjo do ta hidhte fëmijën e saj në zjarr? Ne thamë: "Ajo kurrë nuk do ta hedhë atë me dëshirën e saj." Tha: "Allahu është më i mëshirshëm ndaj robërve të Tij muslimanë sesa kjo ndaj fëmijës së saj."
Mëshira e gjerë e Allahut ndaj robërve të Tij dhe fakti se Ai dëshiron për ta mirësinë, Xhenetin dhe shpëtimin nga Zjarri.
Përfitimi nga ngjarjet dhe lidhja e tyre në udhëzim dhe mësimdhënie.
Besimtari duhet të ketë mendim të mirë për Allahun dhe të mos dëshpërohet, krahas devotshmërisë ndaj Allahut dhe qëndrueshmërisë në fenë e Tij, sepse Ai, i Lartësuari, ka mëshirë të gjerë.
Sahihu i Buhariut (8/ 8) (5999).
Sahihu i Muslimit (4/ 2109) (2754).
Më shumë (4)
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 380).
تطريز رياض الصالحين.
لفيصل آل مبارك (ص284).