Skip to content

Lexojeni Kuranin, sepse Ditën e Kiametit ai vjen ndërmjetësues për ata që e lexojnë vazhdimisht.

Ebu Umame Bahiliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

“Lexojeni Kuranin, sepse Ditën e Kiametit ai vjen ndërmjetësues për ata që e lexojnë vazhdimisht. Lexojini dy dritat: Bekarenë dhe Ali Imranin, sepse ato do të vijnë Ditën e Kiametit sikurse dy re, ose sikurse dy vranësira, ose sikurse dy grumbuj me zogj të renditur, ato dy sure do t'i mbrojnë lexuesit e tyre. Lexojeni suren Bekare, sepse angazhimi me të është bereqet, ndërsa lënia e saj është humbje. Atë nuk mund ta arrijnë të kotët (magjistarët).”

«اقرؤوا القرآنَ فإنَّه يأتي يوم القيامة شَفِيعًا لأصحابه، اقرؤوا الزَّهرَاوَين البقرةَ وسورةَ آل عِمران، فإنهما تأتِيان يوم القيامة كأنهما غَمَامَتان، أو كأنهما غَيَايَتانِ، أو كأنهما فِرْقانِ من طَيْر صَوافٍّ، تُحاجَّان عن أصحابهما، اقرؤوا سورة البقرة، فإن أخذها بَرَكة، وتركها حَسْرة، ولا تستطيعها البَطَلَة».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ ka nxitur për leximin e vazhdueshëm të Kuranit, sepse ai do të ndërmjetësojë Ditën e Kiametit për ata që e lexojnë dhe e jetësojnë atë. Pastaj, theksoi leximin e sureve el Bekare dhe Ali Imran, të cilat i quajti "Zehravejn" (dy të drita), për shkak të dritës dhe udhëzimit të tyre, dhe tregoi se shpërblimi i leximit të tyre, i meditimit rreth kuptimeve të tyre dhe i jetësimit të tyre do të vijë Ditën e Kiametit si dy re apo diçka e ngjashme me to, ose si dy tufa zogjsh me krahë të hapur e të bashkuara me njëra-tjetrën, të cilat i bëjnë hije lexuesit të tyre dhe e mbrojnë atë. Pastaj Profeti ﷺ theksoi vazhdimësinë në leximin e sures el Bekare, meditimin rreth kuptimeve të saj dhe të vepruarit me atë që gjendet në të, dhe se në këtë ka begati dhe dobi të madhe në këtë botë dhe në ahiret, ndërsa braktisja e saj përbën dëshpërim dhe pendim në Ditën e Kiametit, si dhe se prej vlerës së kësaj sureje është se magjistarët nuk munden ta dëmtojnë atë që e lexon atë.

Mësime nga hadithi

Urdhërimi për të lexuar Kuranin dhe për ta bërë këtë shpesh, dhe se ai do të ndërmjetësojë për shoqëruesit e tij në Ditën e Kiametit: për ata që e lexojnë atë, që i përmbahen udhëzimit të tij, që veprojnë sipas asaj që ai urdhëron dhe që braktisin atë që ai ndalon.

Vlera e këndimit të sureve el Bekare dhe Ali Imran dhe shpërblimi i tyre i madh.

Vlera e këndimit të sures el Bekare dhe se ajo e mbron lexuesin e saj nga magjia.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 553) (804).

Më shumë (12)

مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.

لعلي القاري (4/ 1460).

التنوير شرح الجامع الصغير.

لمحمد الصنعاني (2/ 606).

شرح الأربعين النووية.

لابن عثيمين (ص232).

معارج القبول بشرح سلم الوصول إلى علم الأصول.

لحافظ الحكمي (2/ 846).

التَّحبير لإيضَاح مَعَاني التَّيسير.

لمحمد الصنعاني (2/ 9).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل المبارك (ص579).