Hiqjuni kësaj! Kjo është gjë e shëmtuar.
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Në një betejë, një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu. Si pasojë, ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Allahu ia mundësoi të Dërguarit të Tij ﷺ ta dëgjojë këtë, e në atë rast tha: “Ç'është kjo?” Të pranishmit iu përgjigjën: “Një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu, ndaj ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Hiqjuni kësaj! Kjo është gjë e shëmtuar.” Xhabiri thotë: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, ensarët qenë shumicë, por, më vonë, muhaxhirët u bënë më shumë. Abdullah ibn Ubeji tha: “Vallë, ashtu paskan bërë? Betohem në Allahun se, po u kthyem në Medinë, të fortët do t'i përzënë të dobëtit që andej.” Omer ibn Hatabi tha: “O i Dërguari i Allahut, lërmë t'ia pres kokën këtij hipokriti!” Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Lëre, se pastaj njerëzit do të thonë se (Muhamedi) po i vret shokët e vet.”
كُنَّا فِي غَزَاةٍ فَكَسَعَ رَجُلٌ مِنَ المُهَاجِرِينَ رَجُلًا مِنَ الأَنْصَارِ، فَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: يَا لَلْأَنْصَارِ، وَقَالَ المُهَاجِرِيُّ: يَا لَلْمُهَاجِرِينَ، فَسَمَّعَهَا اللَّهُ رَسُولَهُ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: «مَا هَذَا؟» فَقَالُوا: كَسَعَ رَجُلٌ مِنَ المُهَاجِرِينَ رَجُلًا مِنَ الأَنْصَارِ، فَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: يَا لَلْأَنْصَارِ، وَقَالَ المُهَاجِرِيُّ: يَا لَلْمُهَاجِرِينَ، فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «دَعُوهَا فَإِنَّهَا مُنْتِنَةٌ» قَالَ جَابِرٌ: وَكَانَتِ الأَنْصَارُ حِينَ قَدِمَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَكْثَرَ، ثُمَّ كَثُرَ المُهَاجِرُونَ بَعْدُ، فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَيٍّ: أَوَقَدْ فَعَلُوا، وَاللَّهِ لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى المَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ، فَقَالَ عُمَرُ بْنُ الخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ: دَعْنِي يَا رَسُولَ اللَّهِ أَضْرِبُ عُنُقَ هَذَا المُنَافِقِ، قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «دَعْهُ، لاَ يَتَحَدَّثُ النَّاسُ أَنَّ مُحَمَّدًا يَقْتُلُ أَصْحَابَهُ».
Profeti ﷺ po udhëtonte gjatë një beteje dhe me të ishin shokët e tij prej muhaxhirëve dhe ensarëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Një burrë prej muhaxhirëve e goditi nga prapa me dorë (ose me këmbë) një burrë prej ensarëve. Ensariu tha: “Më ejani në ndihmë, o ensarë!”, ndërsa muhaxhiri tha: “Më ejani në ndihmë, o muhaxhirë!”. Këtë e dëgjoi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “Çfarë është kjo?” Thanë: Një njeri nga muhaxhirët e goditi me dorë (ose me këmbë) nga prapa një njeri nga ensarët. Atëherë ensariu tha: “Më ejani në ndihmë, o ensarë!”, kurse muhaxhiri tha: “Më ejani në ndihmë, o muhaxhirë!” Profeti ﷺ tha: "Lëreni këtë zakon të periudhës së injorancës, sepse është i shëmtuar, i urryer dhe i dëmshëm; e që është se, kur burrin e mposht kundërshtari i tij, ai thërret popullin e vet dhe ata nxitojnë t'i dalin në ndihmë, qoftë ai zullumqar apo ai të cilit i bëhet padrejtësi, nga padituria dhe fanatizmi i tyre." Xhabiri tregon: Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë si muhaxhir, ensarët ishin më të shumtë, e më pas u shtuan muhaxhirët. Atëherë, kreu i hipokrizisë, Abdullah ibn Ubej ibn Seluli, tha: “A vërtet paska arritur puna deri në këtë pikë?! Pasha Allahun, nëse kthehemi në Medinë, pa dyshim që të fuqishmit - duke pasur për qëllim veten e tij dhe ata që ishin me të - do t’i dëbojnë të dobëtit - duke pasur për qëllim Profetin ﷺ dhe ata që ishin me të - nga Medina.” Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Më lër, o i Dërguari i Allahut, t'ia pres qafën këtij hipokriti!" Profeti ﷺ tha: "Lëre, që të mos thonë njerëzit se Muhamedi i vret pasuesit e tij, qoftë edhe në dukje."
Ndalohen zakonet e përçmuara të njerëzve të injorancës dhe traditat e tyre, qoftë me fjalë apo me vepra, sepse Islami ka ardhur për t’i larguar njerëzit nga kjo dhe për t’i udhëzuar ata drejt asaj që është e saktë dhe e vërtetë për ta.
Paralajmërimi kundër grupazhit të kotë dhe ruajtja prej tij, ashtu si ruajtja nga diçka e qelbur dhe e shëmtuar.
Ndalohet çdo gjë që nxit armiqësi dhe urrejtje.
Neveviu ka thënë: "Emërtimi i kësaj nga ana e Profetit ﷺ si "thirrje e xhahilijetit" (kohës së injorancës), tregon mospëlqimin e tij për të, sepse kjo ishte prej praktikave të xhahilijetit, ku mbështetja e ndërsjellë bëhej përmes fiseve për çështjet e kësaj bote dhe ato që lidheshin me to. Në kohën e xhahilijetit, të drejtat merreshin me anë të klaneve dhe fiseve, por Islami erdhi për ta shfuqizuar këtë dhe për t'i zgjidhur çështjet me anë të dispozitave fetare (sheriatike). Kështu, nëse një njeri e cenon (i bën padrejtësi) një tjetri, gjykatësi gjykon mes tyre dhe e obligon atë me atë që e kërkon padrejtësia e tij, ashtu siç është e përcaktuar në rregullat e Islamit."
Sindiu ka thënë: "Kështu, ai (Profeti ﷺ) bëri të qartë se mbështetja e dikujt vetëm pse i përket fisit të tij, ashtu siç vepronin njerëzit në kohën e padijes (xhahilijetit), është e kotë. Prandaj, nuk ka asnjë justifikim që secili t'i bëjë thirrje fisit të tij (për ndihmë). Ndërsa, mbështetja e së vërtetës është një detyrim i domosdoshëm për çdo besimtar, pavarësisht nëse ai (që mbështetet) i përket fisit të tij apo jo."
Gjuha e ndyrë e hipokritëve dhe guximi i tyre ndaj Profetit ﷺ dhe ndaj shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Nga ky hadith përfitojmë gjendjen në të cilën ishte Profeti ﷺ, si: butësia dhe durimi i madh përballë lëndimeve që pësonte nga hipokritët.
Paralajmërimi kundër çdo veprimi që i largon njerëzit nga hyrja në Islam, dhe për këtë arsye Profeti ﷺ u përmbajt nga vrasja e hipokritëve, në mënyrë që njerëzit të mos thonë: “Muhamedi i vret shokët e tij.”
Sahihu i Buhariut (6/ 154) (4907).
Sahihu i Muslimit (4/ 1998) (2584).
Më shumë (4)
النهاية في غريب الحديث والأثر (801) (899).
عمدة القاري شرح صحيح البخاري (19/ 241).
المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (6/ 560).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (40/ 596).
Cituar në libra
4 LibraMë shumë (4)
- التسليم للنص الشرعي والمعارضات الفكرية المعاصرة04 التسليم للنص الشرعي - الفصل الثالث حتى القصل الرابع"لا يتحدث الناس أن محمداً يقتل أصحابه."
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهم«فَقَامَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ فَقَالَ: الصَّلَاةُ»[650] ،
- مشروع منهاج زادكزادك 3 طالب نهائي«دَعْهُ، لَا يَتَحَدَّثُ النَّاسُ أَنَّ مُحَمَّدًا يَقْتُلُ أَصْحَابَهُ»
- نبراس طالب (3)نبراس طالب 3«دَعْهُ، لاَ يَتَحَدَّثُ النَّاسُ أَنَّ مُحَمَّدًا يَقْتُلُ أَصْحَابَهُ»