“A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?” - Posi, - i thamë. - “Tri ajete të cilat ndonjëri prej jush i lexon gjatë namazit të tij janë më të mira për të sesa tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha”, - tha Profeti ﷺ."
«أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ إِذَا رَجَعَ إِلَى أَهْلِهِ أَنْ يَجِدَ فِيهِ ثَلَاثَ خَلِفَاتٍ عِظَامٍ سِمَانٍ؟» قُلْنَا: نَعَمْ. قَالَ: «فَثَلَاثُ آيَاتٍ يَقْرَأُ بِهِنَّ أَحَدُكُمْ فِي صَلَاتِهِ خَيْرٌ لَهُ مِنْ ثَلَاثِ خَلِفَاتٍ عِظَامٍ سِمَانٍ».
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se shpërblimi për leximin e tri ajeteve në namaz është më i mirë se një person të gjejë në shtëpinë e tij tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha.
...:
Sqarimi i vlerës së leximit të Kuranit në namaz.
Veprat e mira janë më të mira dhe më të përhershme sesa të mirat e kësaj bote kalimtare.
Kjo vlerë nuk kufizohet në leximin e vetëm tri ajeteve: sa më shumë që namazliu të lexojë ajete në namazin e tij, aq më i mirë do të jetë shpërblimi për ato ajete; aq sa ajete i lexon, i llogariten po aq deve.
Sahihu i Muslimit (1/ 552) (802).
Më shumë (4)
إكمال المعلم (3/172).
الإفصاح عن معاني الصِّحاح (8/65).
فتح المنعم شرح صحيح مسلم (3/620).
البحر المحيط الثجاج (16/343).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"أيحب أحدكم إذا رجع إلى أهله أن يجد فيه ثلاث خَلِفَاتٍ عِظامٍ سمانٍ؟ " قلنا نعم.
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح“أيحب أحدكم إذا رجع إلى أهله أن يجد فيه ثلاث خلفات عظام سمان؟” قلنا: نعم، قال: “فثلاث آيات يقرأ بهن أحدكم في صلاته، خير له من ثلاث خلفات عظام سمان”.