“Nëse është si thua, atëherë kjo i bie sikur t'i ushqesh me rërë të nxehtë, ndërkohë me ty është një ndihmës nga Allahu ndaj tyre, përderisa je në atë gjendje.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se
një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam disa të afërm, me të cilët i mbaj lidhjet farefisnore, porse ata i shkëpusin me mua, pastaj unë sillem mirë me ta, kurse ata sillen keq me mua, si dhe unë jam i butë me ta, kurse ata janë arrogantë ndaj meje!” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Nëse është si thua, atëherë kjo i bie sikur t'i ushqesh me rërë të nxehtë, ndërkohë me ty është një ndihmës nga Allahu ndaj tyre, përderisa je në atë gjendje.”
أَنَّ رَجُلًا قَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ إِنَّ لِي قَرَابَةً أَصِلُهُمْ وَيَقْطَعُونِي، وَأُحْسِنُ إِلَيْهِمْ وَيُسِيئُونَ إِلَيَّ، وَأَحْلُمُ عَنْهُمْ وَيَجْهَلُونَ عَلَيَّ، فَقَالَ: «لَئِنْ كُنْتَ كَمَا قُلْتَ، فَكَأَنَّمَا تُسِفُّهُمُ الْمَلَّ وَلَا يَزَالُ مَعَكَ مِنَ اللهِ ظَهِيرٌ عَلَيْهِمْ مَا دُمْتَ عَلَى ذَلِكَ».
Një burrë iu ankua Profetit ﷺ për disa të afërm dhe farefisin e tij, duke thënë se ai i trajton ata me mirësi, ndërsa ata e trajtojnë në mënyrë të kundërt. Ai i ruan lidhjet farefisnore dhe i viziton ata, por ata i ndërpresin lidhjet me të. Ai i trajton me mirësi dhe besnikëri, por ata e trajtojnë padrejtësisht dhe ashpër. Ai i duron dhe i fal ata, por ata janë të padurueshëm ndaj tij, ku kjo shfaqet në fjalët dhe veprimet e tyre të shëmtuara. A duhet ai të vazhdojë të mbajë lidhjet farefisnore me ta, pavarësisht nga kjo? Profeti ﷺ i tha: Nëse çështja është siç e përmend ti, atëherë ti i poshtëron dhe i nënçmon ata përpara vetes së tyre, sikur po i ushqen me rërë të nxehtë, për shkak të mirësisë sate të madhe dhe sjelljes së tyre të shëmtuar. Ti do të vazhdosh të kesh një ndihmës nga Allahu kundër tyre, i cili do të largojë dëmin e tyre, për sa kohë që ti vazhdon të jesh i mirë me ta dhe për sa kohë ata të trajtojnë keq.
Përgjigjja e fyerjes me mirësi ka më shumë gjasa ta bëjë fyesin të kthehet në të vërtetën, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Të keqen ktheje me atë që është me e mira, e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë." (Fusilet, 34)
Nënshtrimi ndaj urdhrit të Allahut, edhe nëse dikush pëson dëm, është shkak që besimtari të marrë ndihmë nga Allahu.
Ndërprerja e lidhjeve farefisnore sjell dhimbje dhe vuajtje në këtë botë, si dhe mëkat dhe llogaridhënie në botën tjetër.
Muslimani duhet të kërkojë shpërblimin nga Allahu për veprat e tij të mira dhe të mos e braktisë zakonin e tij të mirë, për shkak të keqtrajtimit të njerëzve dhe ndërprerjes së lidhjeve të tyre me të.
Ruajtësi i vërtetë i lidhjeve farefisnore nuk është ai që i mban lidhjet vetëm me ata që i mbajnë me të, por ai që i mban lidhjet edhe me ata që i ndërpresin me të.
Sahihu i Muslimit (4/ 1982) (2558).
Më shumë (8)
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (9/ 220).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (1/ 698).
نزهة المتقين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 539).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 188).
Cituar në libra
4 LibraMë shumë (4)
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالحوعن أبي هريرة رضي الله عنه أن رجلا قال: يا رسول الله إن لي قرابة أصلهم ويقطعوني، وأحسن إليهم ويسيئون إلي، وأحلم عنهم ويجهلون علي، فقال: “لئن كنت كما قلت، فكأنما تسفهم الملّ ولا يزال معك من الله ظهير عليهم ما دمت على ذلك”.
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 2«لَئِنْ كُنْتَ كَمَا قُلْتَ، فَكَأَنَّمَا تُسِفُّهُم المَلَّ، وَلا يَزالُ مَعَكَ مِنَ الله ظهِيرٌ عَلَيْهِمْ مَا دُمْتَ عَلىٰ ذَلِكَ».
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (1)، والسيرة النبوبة (1)، والعقيدة (1)، والفقه (1)التربية الأسلامية 1« أن رجلًا قال: يا رسُول الله، إِنّ لِي قرابةً أصِلُهُمْ ويقْطعُونِي، وأُحْسِنُ إِليْهِمْ ويُسِيئُون إِليّ، وأحْلُمُ عنْهُمْ ويجْهلُون عليّ، فقال:«لئِنْ كُنْت كما قُلْت، فكأنّما تُسِفُّهُمُ الْملّ، ولا يزالُ معك مِن الله ظهِيرٌ عليْهِمْ ما
- نبراس طالب (1)1«لَئِنْ كُنْتَ كَمَا قُلْتَ، فَكَأَنَّمَا تُسِفُّهُمُ الْمَلَّ([9]) ، وَلَا يَزَالُ مَعَكَ مِنَ اللهِ ظَهِيرٌ عَلَيْهِمْ مَا دُمْتَ عَلَى ذَلِكَ»