Skip to content

“Ka shpëtuar ai që është bërë musliman, është furnizuar mjaftueshëm dhe Allahu e ka bërë të kënaqur me atë që i ka dhënë.”

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ka shpëtuar ai që është bërë musliman, është furnizuar mjaftueshëm dhe Allahu e ka bërë të kënaqur me atë që i ka dhënë.”

«قَدْ أَفْلَحَ مَن أَسْلَمَ، وَرُزِقَ كَفَافًا، وَقَنَّعَهُ اللَّهُ بما آتَاهُ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se ai që i dorëzohet Zotit të tij, udhëzohet dhe drejtohet në Islam, dhe furnizohet me aq sa i mjafton prej riskut hallall për të përmbushur nevojat e tij, pa tepri dhe pa mangësi, dhe Allahu e bën të kënaqur e të pajtuar me atë që i ka dhënë, ai vërtet ka arritur suksesin dhe ka fituar.

Mësime nga hadithi

Lumturia e njeriut qëndron në përsosjen e fesë së tij, në mjaftueshmërinë e jetesës së tij dhe në kënaqësinë me atë që Allahu i ka dhënë.

Inkurajimi për t’u kënaqur me atë që të është dhënë nga kjo botë, së bashku me Islamin dhe Sunetin.

Referencat

Sahihu i Muslimit (2/ 730) (1054).

Më shumë (6)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 447).

فيض القدير شرح الجامع الصغير.

للمناوي (4/ 508).

تحفة الأحوذي بشرح جامع الترمذي.

لأبي العلا المباركفوري (7/ 11).