Skip to content

"O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?" - “Jo, xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë:

"O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?" - “Jo, xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.

يَا رَسُولَ اللَّهِ، نَرَى الجِهَادَ أَفْضَلَ العَمَلِ، أَفَلاَ نُجَاهِدُ؟ قَالَ: «لَا، لَكُنَّ أَفْضَلُ الجِهَادِ: حَجٌّ مَبْرُورٌ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e konsideronin xhihadin në rrugë të Allahut dhe luftimin e armiqve prej veprave më të mira, prandaj Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ nëse mund të luftonin edhe ato. Kështu, Profeti ﷺ i udhëzoi ato se xhihadi më i mirë për to është haxhi i pranuar, që bëhet sipas udhëzimeve kuranore dhe profetike, i cili është i pastër nga mëkatet dhe syfaqësia.

Mësime nga hadithi

Xhihadi për burrat është prej veprave më të mira.

Sa u përket femrave, haxhi për to është më i mirë sesa xhihadi dhe është prej veprave më të mira për to.

Vlerat e veprave dallojnë nga njëra-tjera në varësi se kush i vepron.

Haxhi u quajt xhihad sepse është xhihad (përpjekje - mundim) ndaj vetes - shpirtit, për të cilin shpenzohet pasuria dhe energjia fizike. Pra, është adhurim fizik dhe ekonomik, sikurse xhihadi në rrugë të Allahut.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 133) (1520).

Më shumë (6)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 402).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمصطفى الخِن وغيره (2/ 902).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (5/ 321).