Skip to content

“Ç'është puna e disave që thanë kështu e ashtu? Unë falem (natën) dhe fle, agjëroj dhe ha, e edhe martohem me gra. Ai që e kundërshton Sunetin tim, nuk është prej meje.”

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Disa prej shokëve të Profetit ﷺ i pyetën gratë e tij për adhurimin e tij në vetmi, e dikush tha: “Nuk do të martohem.” Dikush tjetër tha: “Nuk do të ha mish.” Një tjetër tha: “Nuk do të fle në shtrat.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, pasi e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, tha: “Ç'është puna e disave që thanë kështu e ashtu? Unë falem (natën) dhe fle, agjëroj dhe ha, e edhe martohem me gra. Ai që e kundërshton Sunetin tim, nuk është prej meje.”

أَنَّ نَفَرًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَأَلُوا أَزْوَاجَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ عَمَلِهِ فِي السِّرِّ؟ فَقَالَ بَعْضُهُمْ: لَا أَتَزَوَّجُ النِّسَاءَ، وَقَالَ بَعْضُهُمْ: لَا آكُلُ اللَّحْمَ، وَقَالَ بَعْضُهُمْ: لَا أَنَامُ عَلَى فِرَاشٍ، فَحَمِدَ اللهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، فَقَالَ: «مَا بَالُ أَقْوَامٍ قَالُوا كَذَا وَكَذَا؟ لَكِنِّي أُصَلِّي وَأَنَامُ، وَأَصُومُ وَأُفْطِرُ، وَأَتَزَوَّجُ النِّسَاءَ، فَمَنْ رَغِبَ عَنْ سُنَّتِي فَلَيْسَ مِنِّي».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Një grup sahabësh (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) erdhën te shtëpitë e grave të Profetit ﷺ duke pyetur për adhurimet e tij të fshehta brenda shtëpisë. Kur u njoftuan për to, iu dukën sikur ishin të pakta, prandaj thanë: Ku jemi ne në krahasim me Profetin ﷺ? Atij i janë falur mëkatet e shkuara dhe të ardhshme, ndryshe nga ne, që nuk e dimë nëse na janë falur apo jo, prandaj kemi nevojë të bëjmë më shumë adhurim me shpresë që ta arrijmë faljen. Atëherë njëri prej tyre tha: "Unë nuk do të martohem me gra." Tjetri tha: "Unë nuk do të ha mish." E i fundit tha: "Unë nuk do të fle në shtrat." Kur kjo i arriti Profetit ﷺ, ai u zemërua dhe mbajti një hutbe para njerëzve. Ai e lavdëroi dhe e madhëroi Allahun dhe tha: "Ç’është me disa njerëz që thonë kështu e ashtu? Pasha Allahun, unë jam ai që më së shumti i frikësohem Atij dhe jam më i devotshmi! Por, unë fle për t’u forcuar për namazin e natës, agjëroj e pastaj jo, për të pasur forcë në agjërim, dhe martohem me gra. Kush largohet nga rruga ime, e sheh përsosmërinë diku tjetër dhe ndjek një udhë që nuk është e imja, ai nuk është prej meje."

Mësime nga hadithi

Dashuria e sahabëve për të mirën dhe dëshira e tyre për ta arritur atë dhe për të ndjekur shembullin e Profetit të tyre ﷺ.

Toleranca dhe lehtësia e kësaj feje që bazohet në praktikën dhe udhëzimin e Profetit ﷺ.

Mirësia dhe begatia qëndrojnë në pasimin e Profetit ﷺ dhe ndjekjen e gjendjeve të tij fisnike.

Qortimi që vetja të mos ngarkohet tej mase me adhurime, përtej kapacitetit, ngase kjo është prej cilësive të bidatçinjve në fe.

Ibn Haxheri ka thënë: "Marrja e një qasjeje të tepruar në adhurim çon në mërzitje, e cila mund t'i presë vetë themelet e tij. Për më tepër, kufizimi vetëm në veprat e detyrueshme, për shembull, dhe lënia pas dore e veprave vullnetare, sjell preferimin e përtacisë dhe pasivitetin në kryerjen e adhurimit, ndërsa maturia është më e mira në të gjitha çështjet."

Kjo tregon rëndësinë e ndjekjes së gjendjeve të njerëzve të mëdhenj, për të marrë shembull prej tyre, dhe nëse është e vështirë të dihet kjo nga burrat, është e lejueshme të mësohet edhe përmes grave.

Në të përfshihet këshillimi, paraqitja e çështjeve që kanë të bëjnë me diturinë, sqarimi i dispozitave për ata që janë të ngarkuar me përgjegjësi fetare, si dhe largimi i dyshimeve të atyre që përpiqen fort në fe (duke e tepruar).

Urdhërimi për të qenë i butë e i matur në adhurim, duke e ruajtur adhurimin së bashku me obligimet dhe veprat vullnetare, në mënyrë që muslimani të marrë parasysh të drejtat e të tjerëve ndaj tij.

Hadithi gjithashtu tregon vlerën e martesës dhe e inkurajon atë.

Referencat

Sahihu i Buhariut (7/ 2) (5063).

Sahihu i Muslimit (2/ 1020) (1401).

Më shumë (4)

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص566).

خلاصة الكلام شرح عمدة الأحكام.

لفيصل آل مبارك (ص282).