Skip to content

"Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime."

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime."

«الْمَاهِرُ بِالْقُرْآنِ مَعَ السَّفَرَةِ الْكِرَامِ الْبَرَرَةِ، وَالَّذِي يَقْرَأُ الْقُرْآنَ وَيَتَتَعْتَعُ فِيهِ، وَهُوَ عَلَيْهِ شَاقٌّ، لَهُ أَجْرَانِ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se ai që e reciton Kuranin me memorizim të fortë, saktësi dhe mjeshtëri, do të ketë shpërblimin në Ahiret, duke qenë në pozitën e lartë të melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë. Ndërsa ai që e lexon Kuranin duke pasur vështirësi gjatë leximit për shkak të memorizimit të dobët, por megjithatë vazhdon të ruajë lidhjen me Kuranin, pavarësisht vështirësisë për të, do të ketë dy shpërblime: një shpërblim për leximin e tij dhe një shpërblim tjetër për vështirësinë dhe përsëritjen gjatë leximit të tij.

Mësime nga hadithi

Inkurajimi për memorizimin e Kuranit, për përvetësimin e leximit të tij dhe për lexim të shpeshtë, me qëllim arritjen e shpërblimit, si dhe theksim i pozitës së lartë të atyre që e bëjnë këtë.

Kadi ka thënë: "Kjo nuk do të thotë se ai që ka vështirësi gjatë leximit ka shpërblim më të madh se lexuesi i përpiktë e i aftë. Përkundrazi, lexuesi i përpiktë dhe i aftë është më i lartë dhe ka shpërblim më të madh, sepse ai është me melekët që shkruajnë veprat dhe merr shpërblime të shumta. Kjo pozitë e lartë nuk është përmendur për askënd tjetër. Si mund të jetë i barabartë ai që nuk ka treguar të njëjtin përkushtim ndaj Librit të Allahut, as memorizimin e tij, as mjeshtërinë, as leximin e shpeshtë dhe as kuptimin e tij, derisa të ketë arritur përsosmërinë në të?!"

Ibn Bazi ka thënë: "Ai që e reciton Kuranin me përpikëri, duke e përvetësuar leximin e tij dhe duke e memorizuar mirë, do të jetë me melekët shkrues, të nderuar dhe punëmirë. Domethënë, nëse e lexon atë si me fjalë ashtu edhe me vepra, e jo thjesht vetëm me lexim. Ai shkëlqen në leximin e tij dhe në veprimin sipas tij, domethënë i përmbahet atij si në fjalë ashtu edhe në kuptim."

Referencat

Sahihu i Buhariut (6/ 166) (4937).

Sahihu i Muslimit (1/ 549) (798).

Më shumë (16)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 226).

تحفة الأحوذي بشرح جامع الترمذي.

لمحمد المباركفوري (8/ 174).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص580).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (4/ 639).

شرح كتاب التوحيد من صحيح البخاري.

لعبدالله الغنيمان (2/ 592).

فتح الباري بشرح صحيح البخاري.

لابن حجر العسقلاني (9/ 127).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (12/ 562).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمصطفى الخِن وغيره (1/ 740).