Vërtet, robi e fal namazin, por prej tij nuk i shkruhet veçse një e dhjeta, një e nënta, një e teta, një e shtata, një e gjashta, një e pesta, një e katërta, një e treta apo gjysma e tij.
Abdullah ibn Aname tregon:
"Pashë Amar ibn Jasirin tek hyri në xhami dhe u fal, duke e falur namazin në formë të lehtë. Kur doli, shkova tek ai dhe i thashë: “O Ebu Jekdhan, me të vërtetë e fale në formë të lehtë!” Ai tha: “A më pe të lë mangët ndonjë gjë nga rregullat e tij?!” I thashë: “Jo.” Ai tha: “Vërtet, unë nxitova me të për t'i paraprirë hutimit të shejtanit, pasi kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Vërtet, robi e fal namazin, por prej tij nuk i shkruhet veçse një e dhjeta, një e nënta, një e teta, një e shtata, një e gjashta, një e pesta, një e katërta, një e treta apo gjysma e tij.”
رَأَيْتُ عَمَّارَ بْنَ يَاسِرٍ دَخَلَ المَسْجِدَ فَصَلَّى، فَأَخَفَّ الصَّلَاةَ، قَالَ: فَلَمَّا خَرَجَ، قُمْتُ إِلَيْهِ، فَقُلْتُ: يَا أَبَا اليَقْظَانِ، لَقَدْ خَفَّفْتَ، قَالَ: فَهَلْ رَأَيْتَنِي انْتَقَصْتُ مِنْ حُدُودِهَا شَيْئًا؟! قُلْتُ: لَا، قَالَ: فَإِنِّي بَادَرْتُ بِهَا سَهْوَةَ الشَّيْطَانِ، سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم يَقُولُ: « إِنَّ الْعَبْدَ لَيُصَلِّي الصَّلَاةَ، مَا يُكْتَبُ لَهُ مِنْهَا إِلَّا عُشْرُهَا، تُسْعُهَا، ثُمُنُهَا، سُبُعُهَا، سُدُسُهَا، خُمُسُهَا، رُبُعُهَا، ثُلُثُهَا نِصْفُهَا».
Amar ibn Jasiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hyri në xhami dhe fali një namaz nafile, i cili ishte i shkurtër. Kur doli nga xhamia, e ndoqi Abdullah ibn Aneme dhe i tha: “O Ebu Jekdhan, të pashë se e shkurtove namazin tënd!” Amari tha: "A më pe të pakësoj diçka nga shtyllat, obligimet apo kushtet e tij?!" Ai tha: "Jo." Ai tha: "Unë e shkurtova atë para se të më shpërqendronte shejtani." Kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet, robi fal namaz dhe atij nuk i shkruhet prej shpërblimit të tij veçse një e dhjeta, një e nënta, një e teta, një e shtata, një e gjashta, një e pesta, një e katërta, një e treta, ose gjysma."
Kujdesi i selefëve për të këshilluar njëri-tjetrin.
Vërtetimi dhe pyetja para qortimit.
Të mjaftuarit me fjalën e Profetit ﷺ në përgjigjen ndaj pyetjes dhe paqartësisë.
Pakësimi i shpërblimit të namazit ndodh për shkak të mangësisë së përkushtimit dhe përsiatjes në të.
Nxitja e theksuar dhe inkurajimi i fortë për përkushtimin në namaz dhe praninë e zemrës me Allahun e Lartësuar.
Suneni i Ebu Davudit (2/ 97) (796).
Më shumë (4)
عون المعبود (3/3).
شرح سنن أبي داود للعباد (103/ 15).
فيض القدير (2/ 334).
التيسير بشرح الجامع الصغير (1/ 283).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- خطب تعظيم قدر الصلاة" إِنَّ الْعَبْدَ لَيُصَلِّي الصَّلَاةَ مَا يُكْتَبُ لَهُ مِنهَا إِلَّا عُشْرُهَا، تُسْعُهَا، ثُمُنهَا، سُبعُهَا، سُدُسُهَا، خُمُسُهَا، رُبعُهَا، ثلُثهَا نِصْفُهَا "
- خطب تعظيم قدر الصلاة" إِنَّ الْعَبْدَ لَيُصَلِّي الصَّلَاةَ مَا يُكْتَبُ لَهُ مِنْهَا إِلَّا عُشْرُهَا، تُسْعُهَا، ثُمُنُهَا، سُبُعُهَا، سُدُسُهَا، خُمُسُهَا، رُبُعُهَا، ثُلُثُهَا نِصْفُهَا "
- متن اصول الإيمانمتن أصول الإيمان{سمعت رسول اللَّه -صلى الله عليه وسلم- يقول: