Skip to content

Vërtet tek ti gjenden dy cilësi, të cilat i do Allahu: butësia dhe maturia.

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon:

"I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Eshexhit, Eshexh Abdul Kajsit: “Vërtet tek ti gjenden dy cilësi, të cilat i do Allahu: butësia dhe maturia.”

قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِلْأَشَجِّ أَشَجِّ عَبْدِ الْقَيْسِ: «إِنَّ فِيكَ خَصْلَتَيْنِ يُحِبُّهُمَا اللهُ: الْحِلْمُ، وَالْأَنَاةُ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ i tha Mundhir ibn Aidhit, Eshexhit të fisit Abdul Kajs dhe udhëheqësit të tij (radijallahu anhu): Vërtet tek ti janë dy cilësi që i do Allahu, të cilat janë: mençuria, si dhe maturia, dinjiteti dhe mosnxitimi.

Mësime nga hadithi

Inkurajimi për t'u stolisur me virtytin e butësisë dhe maturisë.

Inkurajimi për t'u siguruar në çështje dhe për t'i marrë në konsideratë pasojat.

Butësia dhe maturia janë nga cilësitë e lavdërueshme.

Falënderimi i njeriut ndaj Allahut të Lartësuar për moralet e lavdërueshme me të cilat Ai e ka pajisur.

El Eshexh është ai që pëson një plagë në fytyrë, në kokë ose në ballë.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 48) (17).

Më shumë (6)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 681).

تطرز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص414).

المنهاج شرح صحيح مسلم بن الحجاج.

للنووي (1/ 189).