Skip to content

"Ndër kushtet që më së shumti meritojnë t'i përmbushni janë ato përmes të cilave ju lejohet afrimi me gratë tuaja."

Ukbe ibën Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Ndër kushtet që më së shumti meritojnë t'i përmbushni janë ato përmes të cilave ju lejohet afrimi me gratë tuaja."

«أَحَقُّ الشُّرُوطِ أَنْ تُوفُوا بِهِ مَا اسْتَحْلَلْتُمْ بِهِ الْفُرُوجَ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushtet më të rëndësishme që meritojnë të përmbushen janë ato përmes të cilave lejohet të kënaqurit me gruan dhe këto janë kushtet e lejuara që i kërkon gruaja në kontratën e martesës.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Është obligim të plotësohen kushtet që njëri bashkëshort i ka kushtëzuar tjetrit, përveç kushtit që ndalon të lejuarën ose e bën të lejuar atë që është e ndaluar.

Përmbushja e kushteve të martesës është më e rëndësishme se të tjerat, sepse është në këmbim të lejimit të afrimit me gratë.

Pozita madhështore e martesës në Islam, sepse e theksoi përmbushjen e kushteve të saj.

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 190) (2721).

Sahihu i Muslimit (2/ 1035) (1418).

Më shumë (4)

الإلمام بشرح عمدة الأحكام.

لإسماعيل الأنصاري (2/ 63).

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص573).